Showbizz
Mosmarreveshjet vjehrrë-nuse/ Zbulohet arsyeja e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Ndarja pas 10 vitesh lidhje dhe 8 muaj martesë, e çiftit të njohur Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth, nuk ka qenë fare e lehtë dhe të dy po mundohen të gjejnë ngushëllim në partnerë të rinj.
Pas lidhjes me Caitlynn Carter, Miley nisi një lidhje të re me Cody Simpson, ndërsa Liam u fotografua duke shkëmbyer puthje pasionante me aktoren Maddison Brown.
Më herët ishte bërë e ditur se familja e Liam-it e kishte quajtur martesën e çiftit toksike dhe dëshironin që ata të dy t’i jepnin fund sa më shpejt.
Mirëpo, detaje të tjera janë bërë publike nga “prapaskenat e ndarjes”.
Sipas “Daily Mail”, bëhet e ditur se për mediat e huaja se kundërshtarja më e madhe e lidhjes ishte vjehrra e Miley-t.
Ajo nuk dëshironte që djali i saj ta vazhdonte lidhjen me këngëtaren dhe asnjëherë nuk e kishte aprovuar tërësisht lidhjen që prej fillimeve të tyre.
Siç thuhet, mamaja e Liam-it kërkonte një person më tradicional për të birin dhe sipas saj, Miley nuk mund ta përmbushte këtë kusht.
Burimet mendojnë se ka qenë ajo që e ka shtyrë Liam-in drejt ndarjes, megjithatë askush prej të dyve nuk ka dëshiruar të flasë për këtë pjesë./CNA.al