Showbizz
“Nuk ishte vendimi im”/ Moderatorja shqiptare tregon arsyen e mungesës në emision

Prej disa muajsh, programi “Shqiptarët për shqiptarët”, është bërë tepër i ndjekur nga shikuesit shqiptarë.
Por mbrëmjen e kaluar emisioni ka nisur puntatën e parë për këtë sezon dhe u vu re se moderatorja shqiptare, Ola Bruko nuk ishte në studio,dhe emisioni u drejtua vetëm nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.
Pas kësaj reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe Ola është ndjerë e detyruar të tregojë se çfarë ndodhi.
Në një status në rrjetet sociale ajo shkruan se:
“Ndjej detyrimin të shkruaj dy fjalë për të gjithë ata njerëz që kanë nisur të më shkruajnë që prej orës 21.00 kur në ekranin e News24 nisi sezonin e ri emisioni aq shumë i dashur për mua dhe për ta “Shqiptarët për shqiptarët”. Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij. Ky nuk ishte një vendim i imi! Do dëshiroja që askush të mos ndikohej nga ky detaj për të dhënë kontributin për ata njerëz që kanë vërtet halle e nuk duan të dinë fare se kush moderon e kush jo!
Une vazhdoj të besoj te mirësia! Uroj edhe ju!”-perfundon Ola Bruko./CNA.al