Showbizz
Prej 6 vitesh në heshtje/ Julka Gramo tregon arsyen pse braktisi muzikën

Në vitet 2000 dhe më tej, të gjithë ishim mësuar duke dëgjuar këngët hit të këngëtares Julka Gramo, e cila nuk mungonte në asnjë eveniment muzikor që bëhej në ato vite.
Por për më shumë se 6 vite ajo vendosi të braktiste muzikën dhe shkakun e ka treguar për herë të parë, në një intervistë për emisionin “Mirage” . Julka ka treguar se u largua nga muzika për të qëndruar sa më pranë familjes.
Ajo u shpreh se muzika i merrte shumë kohë dhe nuk e lejonte të merrej me fëmijët e saj.Por, ajo shtoi se gjatë kësaj periudhe pushimi ka kuptuar se dashuria e saj më e madhe është radioja dhe televizioni.
Aktualisht ajo është duke ushtruar profesionin e saj në radio dhe televizion dhe mesa duket ka gjetur komoditetin që i nevojitet.
Për më tepër ndiqni fotogalerinë e sipërme./CNA.al