Connect with Us

VIDEO- Bëri histori në YouTube/ Zbuloni këngën e viteve 80′ që arriti 1 miliardë klikime

Kuriozitete

VIDEO- Bëri histori në YouTube/ Zbuloni këngën e viteve 80′ që arriti 1 miliardë klikime

Publikuar

-

YouTube është bërë prej vitesh platforma më e rëndësishme për të dëgjuar muzikën më të re ose hitet e vjetra që ju kanë ngelur në mendje.

Shumë prej këngëve tashmë kanë miliarda klikime, por ajo që ka bërë historinë që nga vitet 80′ është kënga “Sweet Child O ‘Mine” e Guns N’Roses e cila është zyrtarisht videoja muzikore që ka hyrë në listën e këngëve me mbi 1 miliard klikime në Youtube.

Guns N ‘Roses bëri debutimin e tyre në MTV në 1987 me “Welcome to the Jungle”, por ishte “Sweet Child O’ Mine” që bëri që grupi të shpërthente në popullaritet. Kjo shënon dhe momentin e dytë që grupi hyn në histori pas këngës “November Rain”.

Guns N’ Roses janë një prej grupeve më të vlerësuara gjatë 30 viteve të fundit. Prej fillimeve të tyre ata u dalluan si një prej eksponentëve kryesorë të skenës gjithmonë e më në lulëzim në Los Anxhelosin e viteve ’80.

Ata vazhduan të magjepsin të gjithë botën me publikimin, më 21 korrik 1987, të “Appetite For Destruction”, i cili mbetet albumi më i shitur në SHBA ndonjëherë. Banda me këtë album ka shitur më shumë se 30 milion kopje globalisht./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

FOTO- Oficeri i policisë gjen mënyrën e duhur për të përcjellë mesazhin “ Qëndro në shtëpi”

Publikuar

-

Nga

Ndërsa India po zbaton urdhrin e bllokimit të vendit për shkak të pandemisë globale, një oficer policie ka gjetur një mënyrë krijuese për të përcjellë mesazhin tek njerëzit që duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rajesh Babu, një inspektor policie në qytetin jugor të Chennai, ka vendosur një helmetë me formën e koronavirust të ndërtuar posaçërisht […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si të përdorim mediat sociale në mënyrë pozitive gjatë pandemisë globale dhe vetë-izolimit

Publikuar

-

Nga

Në një kohë si kjo, media sociale mund të bëhet një shpatë me dy tehe. Nga njëra anë, ajo mund të jetë një burim jetësor i lidhjes, shkëmbimit të informacionit dhe bashkëveprimit shoqëror – e cila është më e rëndësishme se kurrë tani që shumica e ndërveprimeve tona fizike me miqtë dhe familjen tonë janë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Sapuni, “arma” më e fortë kundër Coronavirus

Publikuar

-

Nga

Një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit, përpos karantinës në shtëpi, është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun. Mjekët dhe hulumtuesit jo vetëm mendojnë se kjo nuk është thjesht një masë higjienike bazike, por që kemi të bëjmë me një nga armët më efektive jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe ndaj […]

LEXO TE PLOTE