Connect with Us

E pabesueshme/ Mjekët gjejnë yndyrë në mushkëritë e njerëzve, ja arsyeja

Life Style

E pabesueshme/ Mjekët gjejnë yndyrë në mushkëritë e njerëzve, ja arsyeja

Publikuar

-

Për herë të parë, indet yndyrore janë gjetur në mushkëritë e personave obezë dhe mbipeshë.

Studiuesit australianë kanë analizuar mostrat e mushkërive të 52 personave dhe kanë zbuluar se sasia e yndyrës është rritur në përputhje me indeksin e masës trupore. Gjithashtu studiuesit kanë treguar se pse të qënit mbipeshë rrit rrezikun e astmës.

Ekspertët e mushkërive kanë thënë që janë në pritje të shohin efektin e humbjes së peshës dhe çfarë do të ndodhë me yndyrnat në mushkëri.

Rritja e rrezikut

Në studimet e publikuara në gazetën European Respiratory, shkencëtarët kanë analizuar mostrat pas vdekjes së mushkërive të dhuruara për kërkime.

15 prej tyre nuk kanë patur astmë, 21 kanë patur astmë por kanë vdekur nga shkaqe të tjera dhe 16 të tjerë vdiqën nga kjo sëmundje.

Shkencëtarët përdorën ngjyra për të kryer analiza të hollësishme të pothuajse 1.400 rrugëve ajrore nga mostrat e mushkërive nën mikroskop.

Studiuesit gjetën inde dhjamore (yndyrore) në muret e rrugëve të frymëmarrjes, me më shumë prezencë te njerëzit me një indeks më të lartë të masës trupore.

Ata thonë se rritja e yndyrës duket se ndryshon strukturën normale të rrugëve të frymëmarrjes dhe shkakton inflamacion në mushkëri, gjë që mund të shpjegojë rrezikun e shtuar të astmës tek mbipesha.

“Studiuesit kanë sugjeruar që lidhja mund të shpjegohet me presionin e drejtpërdrejtë të peshës së tepërt në mushkëri ose me një rritje të përgjithshme të inflamacionit të krijuar nga pesha e tepërt.

Ne kemi zbuluar se yndyra e tepërt grumbullohet në muret e rrugëve të ajrit, ku merr hapësirë ​​dhe duket se rrit inflamacionin brenda mushkërive, tha Dr Noble. Ne mendojmë se kjo po shkakton një trashje të rrugëve të frymëmarrjes që kufizon rrjedhën e ajrit brenda dhe jashtë mushkërive dhe që të paktën pjesërisht mund të shpjegojë një rritje të simptomave të astmës”, tha dr Noble./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

5 sekretet e lumturisë në çift/ Këto janë gjërat që duhet të dini që marrëdhënia juaj të funksionojë

Publikuar

-

Nga

Zhvilloni një pamje realiste ndaj përkushtimit tuaj në marrëdhënie. Të pranoni infatuksionin e romancës që përjetuat së fundi. Të shpresoni që një marrëdhënie e re, më e thellë dhe e pasur do ta zëvendësojë atë. Një marrëdhënie afatgjatë ka ulje dhe ngritje, dhe të presësh që do të jetë gjithçka me diell dhe trëndafilat gjatë […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Shiti virgjërinë për 1.2 milionë euro/ Biznesmeni gjerman i propozon për martesë

Publikuar

-

Nga

Një vajzë 19 vjeçare e quajtur Ekaterina ka shitur virgjërinë e saj për 1.2 milionë euro. Ajo u kontaktua nga një biznesmen gjerman 58 vjeç i cili kishte ofruar një shumë të tillë dhe përveç kësaj donte të martohej me të. Ekaterina është me origjinë nga Ukraina por jeton në SHBA. Ajo është shprehur më […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk e tregojnë kurrë fytyrën e vërtetë/ Shenjat më të pabesa të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Virgjëresha Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë miq shumë të mirë por edhe mashtrues në dashuri. Si partner i tyre ti mendon se di gjithçka që ndodh në mendjen e tyre porn ë të vërtetë nuk di dhe nuk do ta dish kurrë. Virgjëresha do të bëjë atë që ata kanë nevojë të bëjnë […]

LEXO TE PLOTE