Showbizz
VIDEO-Nënë e katër fëmijëve/ Ariana Fejzullahu nuk dëshiron të ndalet, deklarata e saj i habiti të gjithë

Edhe pse bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu, Ariana Fejzullahu ka vetëm dy javë që ka lindur, një vajzë të cilën e kanë quajtur Ana, ajo po mendon që tani për ta bërë me një tjetër vëlla.
Ermal Fejzullahu dhe Ariana kanë 3 vajza dhe një djalë. Këtë e ka treguar vetë Ariana në një intervistë për “Prive” ku shprehet se bashkë me Ermalin kishin vendosur që nëse do të ishte djalë do të quhej Mali dhe nëse do të lindte vajzë do të quhej Ana, si shkurtësa e Ariana Fejzullahut.
Por Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, ndërsa i premton bashkëshortit se do të ketë raste kur ta vendosë emrin e tij. Ajo shprehet se do të ishte shumë e lumtur nëse do ta bënte djalin me një vëlla.
“Me kismet, shqiptarë jemi, pa ia bërë Artit një vëlla nuk e lë. Kështu që edhe një djalë pse jo. Tek e fundit po i bëj fëmijët e mirë. Edhe një Mal të vogël”, u shpreh ajo./CNA.al