Showbizz
“Ato do të të shkatërrojnë jetën”/ Meghan Markle flet për herë të parë për martesën me Princ Harry

Dukesha e Sussex, Meghan Markle e ka përshkruar vitin e kaluar si një anëtare e familjes mbretërore, tepër të vështirë dhe tha se miqtë e saj britanikë e paralajmëruan atë të mos martohej me Princin Harry.
Ish-aktorja me origjinë amerikane tha se kishte provuar të përballonte presionet e jetës së saj të re, pasi ishte martuar me Dukën e Sussex në maj 2018, por ajo nuk ishte e përgatitur për intensitetin e interesit te mediave .
Gjatë një interviste për “ITV Documentary”, ajo tha se:
“Nuk mendoj se dikush mund ta kuptojë këtë, por nuk kam pasur asnje ide, e cila me siguri tingëllon e vështirë për tu kuptuar … por kur takova për herë të parë burrin tim, miqtë e mi ishin vërtet të lumtur sepse isha aq e lumtur, por miqtë e mi britanikë më thane: ‘Jam i sigurt që ai është i shkëlqyeshëm por nuk duhet ta bësh sepse mediat britanike do të shkatërrojnë jetën tënde”.
‘Kur njerëzit janë duke thënë gjëra që janë thjesht të pavërteta, dhe atyre u thuhet se janë të pavërteta, por atyre u lejohet të thonë akoma, nuk di askënd në botë që të ndiejë se është në rregull dhe që është ndryshe .
‘Unë mendoj se bari është gjithmonë më i gjelbër. Ti nuk ja ke idenë. Gjëja e mirë është që kam marrë fëmijën tim dhe kam marrë burrin tim dhe ata janë më të mirët”, përfundoi Meghan./CNA.al