Connect with Us

FOTO-Nuk po i hani ashtu si duhet/ Zbuloni se si duhet t’i gatuani këto 12 ushqime për të pasur përfitime të mëdha shëndetësore

Life Style

FOTO-Nuk po i hani ashtu si duhet/ Zbuloni se si duhet t’i gatuani këto 12 ushqime për të pasur përfitime të mëdha shëndetësore

Publikuar

-

FOTO-Nuk po i hani ashtu si duhet/ Zbuloni se si duhet t’i gatuani këto 12 ushqime për të pasur përfitime të mëdha shëndetësore

A e dini se po hani në mënyrë të gabuar disa ushqime të caktuara? Asparagu, luleshtrydhet, kosi dhe fasulet janë të gjitha ushqime të shëndetshme, por ne shpesh nuk i hamë si duhet dhe përfundojmë duke mos i përfituar ushqyesit e tyre.

“BrightSide”, ka renditur 12 ushqime që me siguri keni qenë duke i ngrënë të gabuar gjatë gjithë jetës suaj.

Farat e lirit

Substancat më të vlefshme për trupin janë fibrat, omega-3 dhe fitonutrientë, dhe të gjitha këto i përmbajnë farat e lirit. Por trupat tanë nuk janë në gjendje t’i tretin kur ato konsumohen të plota. Kjo është arsyeja pse ato duhet të shtypen para se të hahen në mënyrë që të mos humbasin vetite e tyre të dobishme.

Asparagu

E fusni asparagun në mikrovalë? Po bëni shumë gabim.  Kjo gjë zvogëlon përmbajtjen e vitaminës C të kësaj perime për shkak të lëndëve ushqyese të tretshme në ujë. Mënyra ideale për të gatuar kërcellin e asparagusit është duke i bërë avull ose tiganisje në mënyrë që ato të bëhen të buta.

Kivi

Lëkura e kivit përmban një përqendrim të lartë të lëndëve ushqyese, veçanërisht fibra, folate dhe vitaminë E. Konsumimi i një kivi të tërë  rrit përmbajtjen e fibrave, vitaminës E dhe folateve me 50%, 32% dhe 34%. Meqenëse shumë njerëz nuk konsumojnë sa duhet nga këto lëndë ushqyese në dietat e tyre, të hani kivi me lëkurë është një mënyrë e thjeshtë për të rritur sasinë e lëndëve ushqyese që merrni. Mos harroni edhe lëkurën e tij sepse ka shumë vitamina që ju bëjnë mire për trupin.

Domatet

Domatet janë ndër ushqimet që duhet të hahen të gatuara, në mënyrë që të mund të përfitoni nga lëndë ushqyese si likopeni i cili mbron nga tumoret dhe sëmundjet e zemrës. Gjithashtu duhet t’i ngrohni domatet në rreth 90 ° C.

Çaji i zi

Çaji i zi është një nga pijet më të konsumuara por kini kujdes që mos ta përzieni me qumështin. Produktet e qumështit nuk ndikojnë në antioksidantët që ai përmban, por ato bllokojnë përfitimet kardiovaskulare të çajit pasi proteinat e qumështit i bëjnë ushqyesit më të vështirë për t’i përthithur.

Luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë të pasura me fibra, antioksidantë dhe vitaminë C, të ngjashme me shumicën e frutave të kuqe. Për shkak se trupi ka nevojë për këto lëndë ushqyese, këto fruta nuk duhet të ruhen kurrë të prera. Kur luleshtrydhet janë prerë, ato bëhen të ndjeshme ndaj dritës dhe oksigjenit dhe humbasin ushqyesit e tyre shumë lehtë.

Brokoli

Brokoli është një nga ato ushqime që duhet të hahen gjithnjë të papërpunuara ose më së shumti, të gatuhen me avull. Në fakt, duke i zier ose skuqur, ato humbasin vitaminën C, klorofilin, antioksidantët dhe komponimet anti-kancerogjene, të cilat janë të gjitha thelbësore për trupin.

Fasulet

Fasulet e thata përmbajnë komponime antioksiduese të quajtura fitate, por këto lidhen me vitamina dhe minerale që përmbajnë ushqimiet dhe nuk mund të përthithen nga trupi. Do të ishte mirë t’i lini në ujë brenda natës, në mënyrë që të çlirohen nga substanca të tepërta.

Hudhra

Hudhra përmban allicinë, një enzimë antitumore që e rrit forcën me ekspozimin në ajër. Kjo është pikërisht arsyeja pse hudhra duhet të copëtohet para se të përdoret dhe më pas lihet të pushojë për të paktën 10 minuta. Në këtë mënyrë, përfitimet e saj do të jenë të pabesueshme.

Kosi

Substanca ujore që shpesh gjendet mbi kos sapo të hapet ena quhet hirrë, e cila përmban proteina dhe vitaminë B12. Prandaj, ajo kurrë nuk duhet të hidhet në lavaman. Para se të hani kosin, do ishte mirë ta trazonit pak.

Kastravecat

Është e preferueshme t’i hani kastravecat së bashku me lëkurën e tyre, duke pasur parasysh nivelin e lartë të fibrave. Sidoqoftë, nëse nuk jeni të sigurt për origjinën e perimeve dhe nuk mund ta lani tërësisht, është e preferueshme të hiqni lëkurën për të shmangur marrjen e pesticideve ose baktereve.

Sushi

Shumica e njerëzve e hanë gabim sushin. Duhet të hani duke përdorur gishtat, jo shkopinjtë. Shkopinjtë zakonisht përdoren për të ngrënë sushi klasike, jo te rrumbullakët.Gjithashtu, kërkohet një sasi minimale e salcës soje, dhe nuk duhet të zhytni kurrë orizin në salcën e sojës, vetëm anën e peshkut. Xhenxhefili është për pastrimin e qiellzës tuaj dhe duhet të hahet veçmas, dhe vetëm një sasi e vogël e wasabi duhet të vihet drejtpërdrejt në peshk para se të hahet.

Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mësipërme./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Nga larja e fytyrës tek gjumi/ Zbuloni se çfarë po jua përkeqëson lëkurën tuaj

Publikuar

-

Nga

akull ne fytyre, per lekure te bute

A e dini se larja e fytyrës tuaj pothuajse përditë po jua dëmton fytyrën?  Duke mos dalluar se cili veprim i bën më shumë keq lëkurës, ndodh që ne ta përkeqësojmë gjendjen e saj. Më poshtë do të kuptoni se çfarë nuk duhet të bëni me lëkurën tuaj sipas ‘HealthyOnline’: 1-Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi 12 nëntor 2019/ Zbuloni surprizat e kësaj dite për 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Nga

Dashi                                                 Parashikohet një situatë premtuese, edhe pse ka shumë gjëra që doni që ti kapërceni. Nëse dikush do ua harxhojë kohën kot, mund të acaroheni. Jeni shumë të besueshëm në këtë periudhë si në dashuri edhe në miqësi. Demi Duhet ta njihni më mirë një person që e doni vërtetë, në mënyrë që të guxoni […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Bija ime/ Ojky sigurohet që Demir është babai i saj, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Nga

Ojky zemërohet me Demirin sepse nuk shkoi në panair. Demir dhe Ugur përpiqen ta bëjnë Ojkynë të lumtur. Ojky nuk pranon të hajë por ndihmon Demirin të gatuajë. Demir e sheh që Ojky është e mërzitur dhe kërkon të dijë çfarë ka. Ojky e përlotur i thotë Demirit se nëse nuk është babai i saj […]

LEXO TE PLOTE