Showbizz
FOTO-Pas ndarjes së bujshme me Stresin/ Ish vjehrra ka dy fjalë për Keisin

Edhe pse marrëdhënia mes reperit shqiptar Stresi dhe ish bashkëshortes së tij ka përfunduar, ish-vjehrra e Keisit vijon të ketë raport të mirë me të.
Dhe kjo duket në një koment të fundit të nënës së Stresit në një prej fotove të Keisit në Instagram.
Së fundmi në foton e publikuar në llogarinë e saj në Instagram, bie në sy komenti që i ka bërë e ëma e Stresit, e cila i shkruan ish-të dashurës së djalit: “Bukur Kejsiiiiiiii!”
Ndërsa kjo e fundit ja kthen: Mimiii imeee ♥️♥️♥️.
Pak ditë më parë Stresi sqaroi situatën e tij me Keisi, dhe nuk e mohoi faktin se për momentin ata nuk janë bashkë, por preferoi ta konsideronte këtë periudhë si kohë prove dhe reflektimi, jo ndarje.
“Ajo është një vajzë shumë e mrekullueshme. Nga eksperienca ime në rrugët e Tiranës, Europës, është shumë e vështirë të gjesh një vajzë të tillë, se ne gjithmonë kemi gjetur vajzat më të mira (qesh).
“Unë po luftoj, por po luftoj në fshehtësi pastaj të bëhet ca të bëhet”, përfundoi ai.
Për më tepër ndiqni fotogalerinë e mësipërme./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

FOTO-Mbretëresha e Instagramit tejkalon kufijtë/ Nuk ndalet së pozuari nudo
Demi Rose nuk njeh kufij. Modelja e famshme e Instagramit vazhdon të pozojë nudo duke ndezur kështu imagjinatën e meshkujve. Duket se këtë fundvit Demi...

Sportistja mahnit me linjat e saj perfekte/ Fotot më fantastike të yllit të televizionit
Lucie Donlan është një modele e cila është bërë e njohur në reality shown e famshëm Love Islands. Përveç kësaj ajo është një sërfiste britanike...