Showbizz
FOTO-“Nuk e priti aq mirë”/ Bora Zemani tregon çfarë ndodhi me surprizën që i bëri babait

Moderatorja shqiptare Bora Zemani, i ka përlotur të gjithë me dedikimin e saj special për ditëlindjen e babait.
Ajo ka bërë një tatuazh të vogël, por plot kuptim, dhe do të jetë përgjithmonë në shpatullën e saj që tani e tutje.
Përmes një statusi në Instagram, Bora uron babain dhe shkruan: “Grada e Kolonelit! (Grada e fundit që ai mbajti, në gati 30 vite pune si oficer aktiv i Forcave të Armatosura shqiptare)”, e ka nisur shkrimin Bora, duke dedikuar të tjera fjalë emocionuese: “Të dua ba! Jam me fat që të kam e ndihem krenare që jam bija jote! Shpirt i bukur!”
Zemani ka sqaruar me humor që në fillim i ati ishte trembur, pasi ngjyra e kuqe e tatuazhit i ishte dukur si gjak.
“Pastaj kuptoi që ishte tatuazh me ngjyrë të kuqe dhe më në fund shijoi surprizën”, ka shtuar ajo. Asllan Zemani është aktualisht përgjegjës i Muzeut të Forcave të Armatosura, një pozicion që e mban prej vitesh./CNA.al