Showbizz
“Po më del zemra nga vendi”/ Së shpejti baba, Alfio bën që tani tatuazh për fëmijën

Shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani dhe moderatorja Fatma Methasani do të bëhen prindër për herë të parë.
Në pritje të fëmijës së tij të parë, Alfio po e përjeton me shumë emocione këtë periudhë. Ai ka vendosur që të gjitha këto ndjenja t’i gdhendë në një tatuazh dedikuar bebit që së shpejti do të vijë në jetë.
“Dad to be” dhe një tullumbace me një zemër është tatuazhi që Alfio ka bërë midis shpatullave.
Kujtojmë se ende nuk është zbuluar gjinia e fëmijës pasi të dy kanë vendosur të jenë shumë hermetik duke zbuluar sa më pak rreth bebit.
Për më tepër shihni galerinë e mësipërme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania