Connect with Us

“Ishte në dijeni për tradhtitë e tij të shumta”/ Shoqja e ngushtë e Jackie Kennedy rrëfen sekretet e errëta

Kuriozitete

“Ishte në dijeni për tradhtitë e tij të shumta”/ Shoqja e ngushtë e Jackie Kennedy rrëfen sekretet e errëta

Publikuar

-

Personat e famshëm dhe të pasur nuk kanë aspak një jetë aq të qetë dhe normale sa ata na bëjnë të mendojmë.

Së fundmi, këngëtarja Carly Simon përmes librit të saj më të ri “Prekur nga Dielli: Miqësia ime me Jackie”, ka folur  për raportin e Jacqueline Kennedy Onassis  me ish presidentin John F. Kennedy. Ajo ka treguar se përveçse ishte në dijeni të tradhtive të bashkëshortit të saj nuk shqetësohej aspak për këtë të vërtetë.

Në një intervistë, sipas “People”, këngëtarja ka folur hapur për marrëdhëniet e shoqes se saj me dy bashkëshortët që nderruan jete,  Presidentin Kennedy dhe manjatin e transportit të mallrave, Aristotle Onassis, ku të dy e tradhtuan.

“Po ashtu nuk i bënin përshtypjet lidhjet jashtëmartesore të Jack. Me hijeshi dhe e dorëzuar, ajo më tha se ishte në dijeni. Thjesht s’e bezdisnin aq shumë tradhtitë e tij sepse e dinte që Kennedy e donte shumë. Shumë herë më shumë nga ç’donte flirtet e momentit.”-tregon shoqja e ish-zonjës së parë, Carly Simon.

Simon foli rreth miqësisë së rrallë me Jackie-n dhe për ditët e saj të fundit që kaloi në shtëpinë e saj në 1994.

“I mbajta dorën, i thashë që e doja dhe i dhashë lamtumirën. Nga dhoma tjetër dëgjoheshin murgj që këndonin njerëz që qeshnin sepse Kennedy-t kishin organizuar një festë të vogël. Ishte e pabesueshme.”- perfundoi Carly Simon

Në fakt për ne mund të jetë e çuditshme, pasi vetë zonjën e pare nuk e shqetësonin të tilla gjëra, por shoqen e saj po.

“Mendoj se disa gjëra patën shumë ndikim te ajo. Për shembull, ai s’ishte pranë saj kur ajo po lindte, por po kalonte kohë me dashnoren. Ka plot veprime të kësaj natyre që duhet ta kenë lënduar shumë.”- u shpreh Simon./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: