Connect with Us

Nga ushqimi tek telefoni/ 12 shenjat më kokëforta të horoskopit dhe pa çfarë nuk jetojnë dot

Kuriozitete

Nga ushqimi tek telefoni/ 12 shenjat më kokëforta të horoskopit dhe pa çfarë nuk jetojnë dot

Publikuar

-

Dashi

Dashi është një shenjë e fortë, agresive që i pëlqen të mbajë gjithçka nën kontroll. Ai gjithmonë do të dëshirojë të jetë përgjegjës.Një Dash do që gjithçka të bëhet në sekondë. Kjo shenjë e sunduar nga Marsi luftëtar nuk shquhet për durim, kështu që kur i shkon diçka ndërmend, do thjesht ta bëjë. Mos e lër kurrë të presë një Dash.

Demi

Demave u ka dalë nami se duan vetëm të hanë dhe sipas horoskopit, nuk ka asgjë që ata duan më shumë sesa një vakt të mirë plot me ushqime të shijshme.Ai është një shenjë kokëfortë dhe racionale që gjithmonë do të bëjë gjëra siç thotë ai. Arsyeja është sepse ai ka frikë nga e panjohura.

Binjakët

Binjakët janë komunikues, të pavarur dhe nuk do të qëndrojnë të qetë për asnjë çast. Ata mërziten lehtë dhe në fakt gjithmonë shkojnë në kërkim të përvojave të reja dhe emocionuese.Duke qenë vazhdimisht në ndryshim, Binjakët adhurojnë veshje të reja dhe janë gjithë kohës duke synuar të ndryshojnë stil, edhe pse në thelb qëndrojnë të njëjtët.

Gaforrja

Gaforrja është shenja më e ëmbël dhe më romantike e zodiakut, ka një zemër të mirë dhe dëshiron t’ua tregojë të gjithë njerëzve që njeh.Duke qenë shumë empatikë, Gaforreve u pëlqen të mbledhin rrotull vetes njerëz që janë të paaftë emocionalisht, me shpresën se do t’ua mbushin jetën me dashuri. Është e kotë të thuash se nuk shkon sipas planifikimeve.

Luani

Luani dëshiron të jetë “mbreti i pyllit” edhe në jetë. Ai nuk mund ta shamng, do të jetë i fortë, i guximshëm dhe nganjëherë edhe agresiv, aq shumë saqë shpesh ai do të ketë frikë se nuk mund të mbajë impulset e tij.Një shenjë bujare po aq sa krenare, Luani e konsideron veten mbret të xhunglës edhe nëse atë e ka pushtuar Godzilla, kështu që marrja e vëmendjes së të tjerëve si lider është shumë e rëndësishme për të.

Virgjeresha

Virgjëresha është një shenjë veçanërisht kritike, racionale dhe kritike. Organizimi, rendi dhe metoda janë fjalët kyçe të jetës së saj. Virgjëresha është një shenjë që i pëlqen të punojë dhe të merret me projekte, pasi sundohet nga i shkathëti Mërkur, kështu që shpesh mund të ndiejë mungesë energjie.

Peshorja

Peshorja është një shenjë elegante dhe e obsesionuar me imazhin e saj. Për të nuk ka gjë më të keqe sesa të bëjë një përshtypje të keqe. Peshorja si shenjë s’para e ka me qejf të krijojë debate, ndaj parapëlqen komunikimin së largu, kështu që telefoni është mënyra më e mirë e Peshores për të bërë foto të papara për Instagram, edhe për t’ua bërë qejfin të gjithëve .

Akrepi

Akrepi është një shenjë e pamatur, i pëlqen misteri, emocionet, adrenalina. Ai i nënshtrohet një bukuri të vërtetë të errët për të gjitha ato përvoja ekstreme që në të njëjtën kohë e bëjnë të ndihet jashtëzakonisht i gjallë. Me sundimtarin Plutonin, zotin e botës së nëndheshme, Akrepi është vazhdimisht në kërkim dhe në vëzhgim të anës së padukshme nga njerëzit e tjerë. Shtoji kësaj faktin që vetë Akrepëve u pëlqen të rrinë të fshehur në gjysmëdritë.

Shigjetari

Shigjetari është shenja më “sociale” e zodiakut. Ai e pëlqen të jetë në shoqërinë e miqve dhe të dalë çdo natë. Kjo shenjë optimiste e shijon jetën duke lëvizur, sa nga një shoqëri në tjetrën, tek një ambient në tjetrin. Shigjetarët janë dashurues të lirisë dhe udhëtimet janë mënyra më e mirë për t’i bërë ata të ndihen shpirtëra të lirë të kësaj bote.

Bricjapi

Bricjapi është një shenjë e qetë që nuk i pëlqen ekseset, konfuzionet ose daljet e zakonshme. Pikërisht për këtë arsye ai shpesh do të ketë qëndrime jo të sjellshme. Gjithçka e një Bricjapi sillet rrotull profesionit dhe karrierës, ndaj është shenja që ka më shumë prirje për t’u bërë e varur ndaj punës.

Ujori

Ujori është një shenjë e pavarur që gjithmonë dëshiron të mbajë lirinë e tij edhe në marrëdhëniet më të thella dhe më të qëndrueshme. Kjo shenjë sundohet nga Urani, planeti i ndryshimit dhe të pakonformueshmes, ndaj një Ujor vepron tërësisht me mendje. Njohuritë që ka një Ujor rrallë i gjeni diku tjetër. Ata e dinë që dija është gjithçka dhe asgjë s’mund t’u kalojë pa u vënë re.

Peshqit

Peshqit janë shenja më emocionale e zodiakut. Ata duan të ëndërrojnë dhe të fantazojnë.  Duke qenë natyra shumë të ndjeshme, peshqit kanë prirjen t’u ikin ndjesive negativ, ndaj shpesh largohen sa sytë këmbët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kuriozitete

Këpucët me taka nuk dëmtojnë vetëm këmbët/ Këto janë 3 pjesët e trupit që rrezikojnë të dëmtohen nëse i mbani veshur për një kohë të gjatë

Publikuar

-

Nga

71 përqind e femrave kanë dhimbje të madhe tek këmbët kur qëndrojnë gjatë mbi këpucët me taka.  Por nuk ndikojnë negativisht vetëm tek këmbët por edhe në pjesë të tjera të trupit siç janë legeni, gjunjët dhe shpina. Kur vishni taka balanca juaj e trupit nuk është e drejtë. Duke qëndruar për shumë kohë mbi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

FOTO-10 fakte rreth gjeneve që shpjegojnë gjithë jetën tonë

Publikuar

-

Nga

Gjenet tona na bëjnë ato që jemi dhe përcaktojnë shumë situata në jetën tonë. Për të kuptuar ADN është si të zgjidhësh një mister që hedh dritë në shumë gjëra të zakonshme që na ndodhin. Për shembull, shkencëtarët zbulojnë se si gjenet tona mund të ndikojnë në zakonet tona të ngrënies, pse mund të jetë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

2020 po troket/ Këto janë destinacionet që nuk duhet t’i lini pa vizituar vitin e ardhshëm

Publikuar

-

Nga

Ekzistojnë 2 lloj njerëzish në këtë botë: ata që ndërmarrin udhëtime në minutën e funsit dhe ata që planifikojnë një udhëtim disa kohë më parë. Disa njerëz pëlqejnë udhëtimet e shkurtëra dhe vendosin të kalojnë disa ditë pushime për të kaluar kohën e tyre të lirë. Ndërsa disa të tjerë zgjedhin udhëtimet e gjata dhe […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

6 arsyet pse nuk duhet të flini në anën tuaj të djathtë/ Ndikojnë në shëndet

Publikuar

-

Nga

Disa nga problemet më të rënda kronike si urth dhe dhimbja e shpinës mund të shkaktohen nga fjetja në anën e gabuar. Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është të shijosh një gjumë të mirë gjatë natës. Bright Side zbuloi se si disa nga problemet me të cilat ndeshemi në jetën tonë mund […]

LEXO TE PLOTE