Showbizz
“Rita Ora i buzëqesh Beogradit në fytyrë”/ Serbët kundër këngëtares shqiptare

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora e ka pranuar gjithnjë me krenari para të gjithëve origjinën e saj.
Këngëtarja është shprehur gjithnjë se është krenare që është shqiptare dhe ashtu si dhe këngëtaret e tjera të famshme shqiptare në botë, ka promovuar Shqipërinë para botës.
Së fundi imazhi i saj është vendosur si reklamë i disa bizhuterive në Serbi dhe kjo i ka inatosur shumë ata.
Një nga mediat serbe ka shkruar për këngëtaren shqiptare duke e cilësuar si të preferuarën e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt.
“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë! Këngëtarja e preferuar e Haradinaj dhe Thaçit në pankartat e kryeqytetit!”, shkruhet në gazetën serbe.
“Nëse do të pyesja veten, nuk do të lejoja që një reklamë e tillë të shfaqej në vendin tonë, veçanërisht jo në kryeqytetin tonë. Dhe kjo vjen nga një grua që ka një qëndrim të qartë politik kundër Serbisë. Unë mendoj se këto tabela janë të panevojshme dhe duhet të hiqen, të paktën nga aty ku janë.”- shprehet një qytetar.
“Kjo është e tmerrshme dhe është një dëshmi e nivelit të ulët të vetëdijes kombëtare të serbëve. Vendi ynë nuk duhet të lejojë një këngëtare shqiptare që mbështet kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për krijimin e një ‘Shqipërie të Madhe’ në tabela në të gjithë kryeqytetin. duhet të hartohet urgjent ligji dhe të miratohet për të ndaluar publikimin e reklamave me përmbajtje anti-serbe. Ka shumë njerëz në vendin tonë që janë të gatshëm të punojnë kundër interesave të njerëzve të tyre për hir të përfitimit material”.- ka thënë një tjetër.