Connect with Us

“Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime”/Mesazhe kërcënuese, Eminem investigohet nga Sherbimi Amerikan

Showbizz

“Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime”/Mesazhe kërcënuese, Eminem investigohet nga Sherbimi Amerikan

Publikuar

-

Rreth 1 vit më parë, reperi i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku ndërkombëtar Enimem, në këngën e tij ai u shpreh se: “Si dreqin Ivanka Trump ndodhet në bagazhin e makinës sime?Duhet të shkoj ta zgjidh atë? Unë ndihem disi përgjegjës për memecen bjonde të vogël…Vajzën e hodha në pellg, Vrasja e dytë pa e kujtuar atë”.

Të gjithë kujtuan se ky ishte vetëm një tekst i thjeshtë sic e bëjnë shpesh reperët por jo. Eminem njihet për ‘urrejtjen’ që ka ndaj Trump dhe familjes së tij dhe kjo e ka bere te merret ne pyetje në vitin 2018 nga Shërbimi Sekret Amerikan.

Kjo nuk ishte hera e parë që Eminem përdori gjuhë kërcënuese kundër presidentit dhe familjes së tij, pasi në një nga intervistat ai është shprehur se Trump e bënte gjakun e tij të ziejë.

Agjentët i analizuan vargjet për dy ditë, duke i quajtur si kërcënuese dhe sjelljen e Eminem të papërshtatshme. Megjithatë ndaj tij nuk u mor asnjë masë dhe u la i lirë, për arsye se ai është një nga njerëzit më me ndikim në Amerikë.

Në dhjetor të dy viteve më parë, në një intervistë për Vulture, Eminem u shpreh kështu për Trump-in:

“Gjithë çfarë bën është të shohë lajmet në Fox News dhe t’i përsërisë nga pas si papagall. Acarohem kur mendoj për të, ja kaq shumë më nevrikos ai mua. Më vlon gjaku kur e mendoj. Dua të bëhet më e mira për vendin, por me të në krye s’ka për t’u bërë kurrë. Njerëzit që e mbështesin janë ata që s’u plas hiç [për vendin]. U ka bërë lavazh truri.” /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Plagos, vrit, martohu”/ Jonida Maliqi përballë fotos së Romeos, ja çfarë tha për të

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe shumë e komentuar për jetën private, Jonida Maliqi ka qenë e ftuar së fundi në emisionin Klanifornia ku është gjendur përballë pyetjeve pikante. Në njërën nga rubrikat, në ekran është shfaqur foto e aktorit Romeo Veshaj, me të cilin Jonida ka qënë në një lidhje por megjithatë këngëtarja […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Lauren Goodger nuk njeh limite/ Tregon gjoksin bombë duke “çmendur” meshkujt

Publikuar

-

Nga

Ylli i televizionit Lauren Goodger është komentuar shumë në mediat e huaja për format e saj bombastike. Shpesh herë ka qenë e kritikuar për operacionet plastike, por Goodger nuk do t’ia dijë se çfarë shkruhet për të dhe së fundi ka çmendur meshkujt me format e saj shpërthyese. Me gjoksin që pothuajse po i  shpërthen, […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Coronavirus “prek” sektorin e modës në Itali/ Giorgio Armani anulon shfaqjen

Publikuar

-

Nga

Përhapja e Coronavirus në Itali ka bërë që një nga ikonat e modës, Giorgio Armani të anulojë shfaqjen e tij. Nëpërmjet një postimi në Instagrami thuhej se për shkak të përhapjes dhe panikut për infektimin nga virusi, ai ka vendosur të anulojë shfaqjen e madhe duke e organizuar atë me dyer të mbyllura në një […]

LEXO TE PLOTE