Showbizz
Dua dhe Rita në listën e më të pasurëve në Britani/ Dalin shifrat e pasurisë së dy këngëtareve

Dy këngëtaret më famë botëroe Dua Lipa dhe Rita Ora janë bërë pjesë e listës së më të pasurve nën moshën 30 vjeç në Britani.
Sipas revistës së njohur “Heat” vendin e parë e zë këngëtari Ed Sheeran i cili është më i pasuri në Britani me një pasuri rreth 170 milionë funtesh.
Pas tij vjen Daniel Radcliffe me një pasuri prej 90 milionë funtesh ndërsa në vendin e tretë është Harry Styles me një pasuri prej 64 milionë funtesh.
Rita Ora është renditur e 13 me një pasuri prej 17.8 milionë funtesh ndërsa Dua Lipa në vendin e 15 me një pasuri prej 11.8 milionë funtesh.
Për më tepër shihni galerinë e mësipërme./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania