Kuriozitete
“Fëmijën na e ka dhuruar qielli”/ E papritur, kjo grua bëhet nënë në moshën 67 vjeçare

Një çift në Kinë, janë bërë prindër duke ngjizur në mënyrë natyrale një fëmijë dhe pretendojnë të jenë çifti më i vjetër në botë.
Gruaja, e identifikuar vetëm si Tian është bërë nënë në moshën 67-vjeçare. Fëmija ka ardhur në jetë me anë të një operacioni cezarian në maternitetin e qytetit Zaozhuang.The Global Times raporton se vajza ka marrë emrin‘Tianci’, që do të thotë ‘një dhuratë nga qielli’
Bashkëshorti i saj, 68-vjeçari Huang u shpreh:
“Në të dyve fëmijën na e ka dhuruar qielli.”
Tian nga ana tjetër është shprehur për mediat se zbuloi që ishte shtatzënë kur shkoi në spital për një kontroll mjekësor. Më pas ajo shtoi se si fillim nuk do donte, por më pas ka ndërruar mendje.
Përfaqësues të spitalit deklaruan se nuk mund ta konfirmojnë se fëmija e çiftit është ngjizur në mënyrë natyrale pasi gruaja ishte shtatzënë kur u paraqit në spital si paciente./CNA.al