Connect with Us

Inteligjentë dhe agresivë/ Zbuloni cilësitë e fëmijëve sipas shenjës së horoskopit

Life Style

Inteligjentë dhe agresivë/ Zbuloni cilësitë e fëmijëve sipas shenjës së horoskopit

Publikuar

-

Dashi

Dashi është gjithmonë në një aventurë.Ky fëmijë do të marrë përgjithmonë gunga dhe te nxira nga ngjitja ne peme.Nuk ndalen për asnjë moment, kanë energji të tepërt, që nëse nuk menaxhohet mirë nga prindërit, mund të rrezikojë të kthehet në agresivitet. Janë plot gjallëri, inteligjentë dhe me një zemër të madhe.

Demi

Fëmijët e shenjes se Demit janë të arsyeshëm dhe praktikë.Ata nuk ndërmarrin veprime shpejt dhe priren të lodhen ngadalë, por kurrë nuk do të ndalojnë së punuari drejt asaj që vërtet dëshirojnë.Shumë të afrueshëm dhe të dashur, ndonjëherë mund kryeneç  ose këmbëngulës. Kanë ndjeshmëri artistike dhe që në vegjeli e dashurojnë muzikën.

Binjaket

Nëse keni dashur Binjakë, një fëmijë Binjakët mund t’i përshtatet faturës.Dëshirojnë të jenë në shoqëri dhe janë gjithmonë në kërkim të ideve të reja. Kjo i bën që ndonjëherë të jenë pak kapriçozë ose nervozë, por mjafton të gjeni mënyrën e duhur për t’i ‘zbutur’.

Gaforrja

Mos lejoni që guaska e fortë e jashtme t’ju mashtrojë.Fëmija Gaforre është i brishtë, jane te ndjeshëm dhe psikikë, këta fëmijë kanë kujtime të jashtëzakonshme. Shumë të lidhur pas nënës, janë fëmijë të veçantë dhe plot fantazi, ndonjëherë pak të pasigurtë dhe pikërisht për këtë është e rëndësishme t’i rrethosh me dashurinë dhe qetësinë e nevojshme, për t’i bërë të rriten me më shumë besim në vetvete.

Luani

Ashtu si Luani që ulërin, femija Luan eshte shumë ekspresiv.Duke qënë shumë bujar, ndonjëherë kanë tendencën të bëjnë shumë më shumë, kanë pak egocentrizëm që i takon prindërve ta mbajnë nën kontroll.

Virgjeresha

Delikate, e ndrojtur dhe paqësore ky fëmijë me të vërtetë mishëron gjithçka që është e pastër dhe e mirë në llojin njerëzor.Me inteligjencë të lartë dhe me një sens të mprehtë të vëzhgimit, kanë ndonjëherë nevojën për të qënë të inkurajuar për të dalë nga guacka e tyre. Urtësia e tij e bën atë të konsiderohet si një fëmijë i rritur.

Peshorja

Edhe si fëmijë, Peshorja kërkon të ndihmojë të tjerët.Mbajtja e paqes mes njerëzve dhe në të gjitha situatat është një nga qëllimet e tyre më të mëdha.Gjithmonë shumë të qetë dhe argëtues, kanë tendencën të krijojnë rreth vetes atmosferë të qetë në të cilin ato do të ndjehen shumë të rehatuar, ndaj vështirë të mos i duash. Pjesërisht të ndjeshëm, ata duhen inkurajuar për të mos humbur dëshirën për të bërë gjëra.

Akrepi

Intensivë dhe tepër psikikë këta fëmijë janë “Spirits Warrior” për drejtësi.Sensuale edhe nga mosha e hershme fëmijët Akrep nuk kanë frikë nga askush ose asgjë.Tentojnë në fakt të refuzojnë autoritetit dhe të bëhen agresiv në mbrojtje. Por nëse atyre u jepet një shembull i mirë dhe nëse janë të rrethuar me dashuri, nxjerrin në pah gjithë energjinë e tyre pozitive dhe mijëra talentet që disponojnë.

Shigjetari

Ky femije është gjithnjë kurioz, vëzhgimet e të cilit për jetën mund të jenë të thella.Fëmija i Shigjetarit është i sigurt dhe natyra e tyre e shqetësuar bën një jetë plot aventura.Ata përballen me botën, me dëshirën e kuriozitetit dhe hapen me të tjerët pa asnjë frikë. Pikërisht për shkaktë temperamentit të tyre të gjallë dhe hiperaktiv, rrezikojnë të kenë vështirësi në përqëndrim, por me pak sforco ju mund t’i ndihmoni.

Bricjapi

Fëmijët e Bricjapit jane të ngurtë, të qëndrueshëm dhe praktikë dhe gjithmonë duken shumë më të pjekur nga sa do të nënkuptonte mosha e tyre.Këtyre fëmijëve asnjëherë nuk u duhet të thuhet asgjë dy herë dhe pothuajse kurrë nuk do të futen në telashe.Shumë inteligjentë, kanë tendencën të mbyllen në vetvete, qoftë sepse e dashurojnë vetminë por edhe për shkak të pasigurisë që i krijon një barrierë që vetëm prindërit shumë të duruar do të dinë t’ja dalin e t’i nxjerrin nga gjendja e tyre emotive.

Ujori

Ky është një fëmijë që duket i prirur shpirtërisht nga dita e lindjes.Janë shumë të qetë sepse nga njëra anë dëshirojnë të jenë të shoqëruar dhe të eksplorojnë botën me kuriozitet, ndërsa nga ana tjetër nuk e kanë problem edhe nëse qëndrojnë vetëm. Do të jetë e rëndësishme për prindërit t’i ndihmojnë për t’i dhënë pak disiplinë dhe korrektësi.

Peshqit

Këta fëmijë janë bujare  dhe duan t’i ndihmojnë të tjerët të mësojnë.Me shpirtin e tyre krijues, do të jetë një punë më vete për prindërit për t’i transmetuar atyre rregulin dhe përqëndrimin. Kanë nevojë të ndjejnë se i duan, për të qetësuar pasigurinë e tyre dhe dinë të duan veten si pak shenja të tjera të horoskopit./CNA.al

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Shëndeti, dashuria, puna/ Zbuloni çfarë ka parashikuar horoskopi për ju këtë javë

Publikuar

-

Nga

Dashi Nuk ka elementë shqetësuese, por as yjet që portretizojnë pasione të mëdha ose zgjidhje dashurie. E enjtja është një ditë për të mbajtur nën kontroll nëse dikush dëshiron të përfundojë një marrëveshje, një martesë ose një bashkëjetesë, por nuk ka nevojë të nxitoni nëse nuk jeni i bindur. Gjysma e dytë e javës më […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Çfarë i nevrikos më së shumti shenjat e horoskopit/ Zbulojeni tani

Publikuar

-

Nga

Ndonjëherë ju qëllon që të nevrikoseni shumë me dikë. Ndërsa të tjera herë ndodh e kundërta që dikush tjetër nevrikoset me ju. Por ka gjëra sipas astrologjisë që disa nga shenjat e horoskopit mund të vërejnë dhe ka disa shenja që nuk i vënë fare re këto gjëra. Më poshtë do të zbuloni se cili […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Ejlyl do të vrasë Kemalin/ Ja çfarë do të ndodhë sot në serialin “Lule të vetmuara”

Publikuar

-

Nga

Defne shfrytëzon djemtë kur mëson për ngjarjen me vajzat e jetimores. Babai i Serkanit vendos të japë ndihmën e tij në jetimore për të shlyer gabimin që bënë djemtë. Vajzat e jetimores mbeten të urita në kolegj. Meral vjedh paratë e shokut të klasës. Ai e akuzon para të gjithëve. Serkan ndihmon Meralin duke dhënë […]

LEXO TE PLOTE