Showbizz
FOTO-“Të marrshin djajtë me vete”/ Hoqi tatuazhin e kryqit nga këmba, Çiljeta “masakrohet” nga komentuesit

Tatuazhi”problematik” i këngëtares shqiptare Çiljeta, bëri bujë pak kohë më parë.
Kur ishte në moshë të vogël ajo bëri tatuazh në këmbë një kryq dhe duke qenë se ajo mban Ramazan dhe shkon në xhami, njerëzit mendonin se kryqi në këmbën e saj ishte shumë i pavend.
Por ditën e djeshme këngëtarja vendosi ta heqë dhe të mos ketë më asnjë shenjë prej tij.
Çiljeta ka publikuar në Instagram një video ku tregon procesin e heqjes me lazer dhe kaq ka mjaftuar për të shpërthyer komentet.
Disa mendojnë se ky veprim është mjaft i mirë, meqë tani këngëtarja është plotësisht myslimane, aq sa mban edhe Ramazan.
“Mirë e bëri që e hoqi, tani mund të mbajë Ramazan e qetë”, shkruan një komentues.
Por nuk kanë munguar komentet negative dhe disa prej tyre të fusin edhe frikën.
“Të marrshin djajt me vete ty në ferr. Po hiqet kryqi i Zotit. Do të vijë ters jeta për kët mëkat që po bën”, i shkruan një ndjekës tjetër.
Për shkak të këtyre komenteve, Çiljeta është detyruar të fshijë komentet dhe i ka bllokuar në mënyrë që askush të mos shkruajë gjë.