Connect with Us

Rreziku i sëmundjeve të zemrës/ Studimet i habisin të gjithë, ja çfarë po ju shkakton konsumi i vezës

Life Style

Rreziku i sëmundjeve të zemrës/ Studimet i habisin të gjithë, ja çfarë po ju shkakton konsumi i vezës

Publikuar

-

Disa studime të fundit kanë lidhur nivele të larta të një produkti metabolik,me rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare përmes një mekanizmi që përfshinte zorrën trimethylamine të prodhuar nga mikrobiota. Sipas tyre njerëzit që hanë më shumë vezë, kanë një rrezik më të lartë të prekjes nga sëmundjet e zemrës, dhe për pasojë të vdekjes së parakohshme.

Por pse ndodh kjo?

Edhe pse është thënë se kolesteroli në ushqime nuk përbën ndonjë arsye për t’u shqetësuar, pasi është konsumi i yndyrave të ngopura ai që e rrit më shumë nivelin e kolesterolit në trupin e njeriut,studiuesit besojnë se kjo ndodh për shkak të kolesterolit që gjendet tek veza.Kur studiuesit, krahasuan rreziqet që lidhen me konsumimin e vezëve dhe të kolesterolit, ata zbuluan se përmbajtja e kolesterolit në vezë, shpjegonte pikërisht rritjen e rreziqeve të vërejtura tek konsumi i vezëve.

Në SHBA, ku dhe u krye studimi, një vezë e madhe përmban 186 miligram kolestero. Por pjesëmarrësit, dhanë gjithashtu edhe informacione të tjera në lidhje me stilin e tyre të jetesës, apo edhe sa herë ushtrohen fizikisht në javë. Shëndeti i tyre u monitorua mesatarisht prej 17.5 vjet.

Studimi zbuloi se për secilën gjysmë veze të konsumuar në ditë, njerëzit kishin një rrezik prej 6 për qind më të lartë të prekjes nga sëmundjeve kardiovaskulare, dhe një rrezik 8 për qind më të lartë të vdekjes gjatë 17 viteve e gjysmë të studimit. Për të zbuluar nëse kolesteroli në vezë, mund ta shpjegojë këtë lidhje, studiuesit analizuan konsumimin e kolesterolit të njerëzit veç e veç. Për çdo 300 mg shtesë të kolesterolit të konsumuar në ditë (nga vezët, mishi dhe produktet e qumështit me yndyrë të lartë), pjesëmarrësit kishin një rrezik 17 për qind më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, dhe një rrezik prej 18 për qind më të lartë të vdekjes prej tyre.

Viktoria Tejlor, dietologe në Fondacionin Britanik të Zemrës, thotë:“Ka pasur shumë debate mbi rolin e vezëve tek sëmundjet e zemrës, dhe ato të qarkullimit të gjakut. Ky studim, sugjeron që njerëzit që konsumojnë më shumë vezë, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, për shkak të kolesterolit që ndodhet në to.Nëse jeni duke ngrënë shumë nga një lloj ushqimi, kjo lë më pak hapësirë ​për ushqime të tjera, nga të cilat mund të kemi më shumë përfitime shëndetësore.Vezët janë shumë ushqyese. Ky studim, fokusohet në sasinë e vezëve që hamë. Por akoma më e rëndësishme, është mënyra se si gatuhen vezët. Për shembull, vezët e ziera shumë pak, në ujë të vakët, janë një vakt shumë më i shëndetshëm, sesa skuqja e tyre tradicionale në tigan”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Lëkurë e pastër dhe vezulluese/ 5 këshillat që duhet të ndiqni për një jetë të shëndetshme

Publikuar

-

Nga

Omega-3 ndihmon në luftimin e akneve Omega-3 janë acide yndyrore thelbësore që konsiderohen të shëndetshme për organizmin tonë në përgjithësi. Përfitimet e tyre të mundshme përfshijnë rritjen e shëndetit të trurit dhe zemrës, por ajo që ne duam të përqendrohemi tani janë përfitimet e omega-3 në lëkurën tuaj. Gjëja kryesore që ata mund të ndihmojnë […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Bindës dhe shumë të zgjuar/ Shenjat e horoskopit që dinë të luajnë më së miri rolin e prokurorit

Publikuar

-

Nga

Luani Njerëzit që i përkasin shenjës së Luanit dinë të bëjnë shumë mirë rolin e prokurorit shkëlqyeshëm për shkak të aftësive të tyre fantastike të njerëzve. Kur punoni në sistemin juridik, ju punoni me njerëz – firma juaj, klienti juaj, mbrojtësi kundërshtar dhe të gjithë në sallën e gjyqit. Juristët punojnë në emër të njerëzve […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

E thonë psikologët: 7 arsyet pse të mbash shok ish të dashurin është një ide e keqe

Publikuar

-

Nga

Nëse keni dyshime nëse duhet të qëndroni miq me ish-in tuaj, ky studim , i udhëhequr nga psikologë, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë pse nuk është një ide e tillë e mirë të qëndroni miq me një ish. Bright Side iu ndihmon të kuptoni më mirë dobësitë e të mbeturit shok me ish-partnerin […]

LEXO TE PLOTE