Connect with Us

Dita e parë e muajit nëntor/ Ja surprizat që do të kenë 12 shenjat e zodiakut sipas Paolo Fox

Life Style

Dita e parë e muajit nëntor/ Ja surprizat që do të kenë 12 shenjat e zodiakut sipas Paolo Fox

Publikuar

-

Dashi: Ju pret një ditë stresuese sot. Kjo për shkak se keni angazhime të shumta dhe disa çështje të pazgjidhura në aspektin profesional. Do t’ju duhet të shumë punë për të pasur sukses në angazhimet tuaja të përditshme. Në fundjavë mund të përballeni me momente tensioni me disa të afërm ose miq. Strehohuni në dashuri; në krahët e partnerit/partneres, çdo situatë e vështirë do t’ju duket më e lehtë.

Demi: Keni kaluar një javë të vështirë, por nga sot situata do të marrë një kthesë dhe më në fund do të keni mundësi të buzëqeshni sërish. Përfitoni nga kjo periudhë për t’i sistemuar gjërat dhe për ta normalizuar situatën tuaj. Mos u shqetësoni, gjithçka do të jetë më e lehtë për ju falë mbështjetjes që do t’ju japin yjet. Ju pret një fundjavë pozitive përpara, ndaj përgatituni edhe për surpriza të bukura, veçanërisht ata që janë beqarë.

Binjakët: Kjo e premte do të jetë mjaft pozitive për ju. Do të ndiheni mirë fizikisht dhe nëse keni përreth personat e duhur, do ta keni më të lehtë për të arritur çdo qëllim. Do të ndiheni tepër të motivuar për të vazhduar përpara. Yjet ju këshillojnë që të organizoni diçka të bukur me miqtë tuaj të vjetër, partnerin/partneren ose disa anëtarë të familjes tuaj. Sa i përket aspektit profesional, jo gjithçka shkon ashtu siç duhet, por kjo nuk do të ndikojë në humorin tuaj. Megjithatë, çdo gjë do të përmirësohet duke nisur nga java që vjen.

Gaforrja: Keni nevojë të jeni më të qetë dhe më të relaksuar. Ju keni aspirata dhe synime të mëdha për të ardhmen, ndaj përpiquni në çdo mënyrë për t’i arritur ato. Nëse jeni të motivuar dhe i vendosni një qëllim vetes, me siguri që do t’ja dilni mbanë. Megjithatë, të qëndruarit me këmbë në tokë është gjëja më e mirë që mund të bëni për momentin. Gjatë fundjavës do të keni mundësinë për të zgjidhur keqkuptimet që keni pasur me disa persona të veçantë në jetën tuaj.

Luani: Mund të përballeni me situata të papritura sot. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm siç duhet, rrezikoni të prishni disa ekuilibra të vendosur, që ju kanë marrë shumë nga koha juaj për t’i arritur. Përpiquni të mos nxisni konflikte me partnerin/partneren, pavarësisht se mendoni se ai/ajo është shumë xheloz/e dhe posesiv/e. Përdorni arsyen dhe mos krijoni zënka të panevojshme. Duhet të tregoheni të qetë gjithashtu edhe me familjarët tuaj

Virgjëresha: Yjet do të jenë në shenjën tuaj sot! Përfitoni nga dita e sotme për të rikuperuar energjinë e shpenzuar kohët e fundit, për shkak të angazhimeve që keni pasur në punë. Mund të planifikoni një udhëtim diku, ose mund të takoheni me disa miq, me të cilët i keni ftohur marrëdhëniet së fundmi. Sa i përket aspektit sentimental, beqarët do të jenë më të favorizuarit sot, të cilët mund të kenë njohje të reja ose takime interesante.

Peshorja: Kjo e premte pritet të jetë pozitive për shenjën tuaj, ku do t’ju jepet mundësi për të bërë disa ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Nëse jeni beqarë, yjet ju këshillojnë të shihni mirë përreth, pasi do të jeni të favorizuar për njohje të reja. Sa i përket aspektit profesional, ata që janë të pakënaqur me punën, do të kenë mundësi të shkëlqyera për të zgjedhur alternativa të reja.

Akrepi: Falë ndikimit pozitiv të Venusit dhe Hënës, ditën e sotme do të jeni të lumtur dhe mjaft energjikë. Më në fund, ka ardhur koha që ju keni pritur kaq gjatë! Nëse jeni çift, ndani me partnerin/partneren disa momente pasionante dhe organizoni një mbrëmje të paharrueshme në krahët e njëri-tjetrit. Ka ardhur koha që të bëni edhe plane serioze për të ardhmen. Ditë me fat edhe për beqarët, të cilët do të kenë mundësi të njihen me një person të veçantë.

Shigjetari: Dashuria do të jetë në plan të parë për këtë të premte. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të ndikojë në përmirësimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve tuaja me partnerin/partneren. Yjet ju këshillojnë që ta surprizoni personin e zemrës me diçka të bukur dhe të veçantë. Yjet do të jenë me ju, ndaj shijojeni këtë ditë në maksimum! Do të merrni një lajm të mirë në familje ose në punë.

Bricjapi: Sot pritet të jetë një nga ditët më të mira të vitit për ju. Këtë të premte gjithçka do të shkojë në rrugën e duhur, si në dashuri dhe punë, ashtu edhe në aspektin financiar dhe familje. Do të përjetoni kënaqësi të mëdha, ndaj përfitoni maksimalisht nga kjo ditë. Yjet ju këshillojnë gjithashtu të tregoheni të vëmendshëm për të mos lënë asnjë mundësi t’ju ikë nga duart. Lajme të mira gjatë fundjavës, veçanërisht për ata që janë në kërkim të një pune të re.

Ujori: Keni hyrë në një periudhë të komplikuar. Nëse jeni zhgënjyer në dashuri së fundmi, le të shërbejë si një mësim për të ardhmen dhe mos bëni fajtor/e veten tuaj për ato që kanë ndodhur. Nëse do të veproni kështu, do t’i hidhni të sigurtë hapat në të ardhmen tuaj. Mundohuni të zgjidhni disa probleme familjare. Gjithashtu përpiquni të gjeni kohë për të pushuar.

Peshqit: Mund të ndiheni disi të luhatur sot, veçanërisht në dashuri. Pak kohë më parë u ndjetë të lumtur dhe u përgatitët për të ndërmarrë hapin e madh, por tani jeni bërë dyshues/e për gjithçka. Përpiquni të jeni transparent në marrëdhënien tuaj me partnerin/partneren. Nëse jeni xhelozë apo keni dyshime, është mirë që t’i diskutoni bashkë këto çështje dhe të mbani gjëra përbrenda. Angazhohuni për rindërtimin e marrëdhënies tuaj. Nëse do ta bëni këtë gjë, yjet do të jenë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Parandalon kancerin dhe defektet e lindjes/ Zbuloni disa fakte interesante rreth brokolit dhe si ta gatuani

Publikuar

-

Nga

Brokoli është një perime që i përket familjes së lakrës. Fjala “brokoli” vjen nga fjala italiane në shumës “broccolo”, që do të thotë “lulëzimi i një lakre” , dhe fjala e vogël brocco, që do të thotë “gozhdë e vogël” ose “mbij”. Brokoli është konsideruar si një ushqim shumë i vlefshëm nga italianët që nga […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

“Martesa gay duhet të jetë midis një burri dhe një gruaje”/ Zbuloni 10 gafat e VIP-ave të cilet do të mbahen mend gjatë

Publikuar

-

Nga

Të gjithëve ne na ndodh që të bëjmë gabime kur flasim me persona të ndryshëm por këto gafa të personazheve të huaj do të mbahen mend gjatë në memorien e fansave të tyre në të gjithë botën. Më poshtë disa nga gafat epike që kanë bërë personazhet e njohur botërorë: Britney Spears “Asnjëherë nuk kam […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Si të dukeni më tërheqës në sytë e të tjerëve?/ Ja disa fakte interesante që nuk i dinit

Publikuar

-

Nga

Sipas studimeve më të fundit, të pranosh të metat që ke, është një nga mënyrat më të mira për ta dashur veten dhe për t’u dukur më tërheqës. “BrightSide” ju sjell më poshtë disa nga ato papërsosmëri që mund t’ju bëjnë të dukeni edhe më mirë në sytë e të tjerëve : I merrni gjërat […]

LEXO TE PLOTE