Connect with Us

Sulmet në zemër dhe humbje në peshë/ Zbuloni 6 benefitet e çajit jeshil që nuk i dinit

Life Style

Sulmet në zemër dhe humbje në peshë/ Zbuloni 6 benefitet e çajit jeshil që nuk i dinit

Publikuar

-

Çaji jeshil i cili e ka origjinën nga Kina, është përdorur si ilaç për mijëra vite. I përdorur gjerësisht në të gjithë Azinë, kjo pije ka një mori përdorimesh, nga ulja e presionit të gjakut deri tek parandalimi i kancerit.

Arsyeja që çaji jeshil ka më shumë përfitime shëndetësore sesa çaji i zi është për shkak të përpunimit. Caji i zi përpunohet në atë mënyrë që lejon fermentimin ndërsa përpunimi i çajit jeshil shmang procesin e fermentimit. Si rezultat, çaji jeshil mban sasinë maksimale të antioksidantëve dhe polenolenave,  substancat që i japin çajit jeshil përfitimet e saj të shumta.

Ja 6 përfitimet shëndetësore të çajit jeshil që nuk i dinit:

Humbje peshe 

Caji jeshil rrit metabolizmin. Polifenoli që gjendet në çajin jeshil funksionon për të intensifikuar nivelin e oksidimit të yndyrës dhe shkallën me të cilën trupi juaj e kthen ushqimin në kalori. Sipas kërkuesve, efektet pozitive të çajit jeshil dyfishohen: nga njëra anë, ai është në gjendje të reduktojë përthithjen e yndyrave, nga ana tjetër përmirëson kapacitetin e organizmit të përdorë rezervat e grumbulluara.

Sëmundja e zemrës

Shkencëtarët mendojnë se, çaji jeshil funksionon në rreshtimin e enëve të gjakut, duke ndihmuar që ata të qëndrojnë të qetë dhe më të aftë të përballojnë ndryshimet në presionin e gjakut. Mund të mbrojë gjithashtu nga formimi i mpiksjeve, të cilat janë shkaku kryesor i sulmeve në zemër.

Mbron shëndetin e syve

Falë veprimit për të shkatërruar radikalet e lira, katekina, një klasë e veçantë polifenolesh e pranishme te çaji jeshil, i mbron sytë nga stresi i qelizave dhe nga rreziku për të zhvilluar patologji edhe shumë të rënda si glaukoma: sipas një studimi të publikuar në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, në të vërtetë, këta antioksidantë natyralë përthithen nga retina dhe inde të tjera të syrit, duke i mbrojtur për më shumë se 20 orë nga stresi oksidues.

Prishjen e dhëmbëve

Studimet sugjerojnë që antioksiduesi kimik “katekina” në çaj mund të shkatërrojë bakteret dhe viruset që shkaktojnë infeksione në fyt, kariesin e dhëmbëve dhe probleme të tjera dentare.

Truri

Sipas një studimi të publikuar në “Nature”, dy substanca të nxjerra nga çaji jeshil janë në gjendje të shkatërrojnë në tru akumulimet e proteinës amiloide, përgjegjëse për ngushtimin e enëve të gjakut dhe degradimin cerebral tipik për sëmundje të tilla si Alzheimer apo Parkinson.

Dhe më e rëndësishmja ,mundohuni të evitoni sa më shumë përdorimin e tyre, ndërsa në rastet kur e keni të detyrueshme, për të kaluar gripin bashkë me ilaçin, konsumoni edhe çaj jeshil.

Ja si ta përgatisni:

Mbushni një xhezve me ujë dhe vendoseni të ziejë në zjarr mesatar për disa minuta. Kur uji të ziejë, hidhni në ujë 4-5 gjethe të njoma çaji ose gjysme luge çaji gjethesh të thata dhe lërini në ujë për disa minuta. Më pas kullojeni ujin me kujdes dhe mund ta konsumoni duke e shoqëruar me pak limon ose me pak mjaltë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Susan Miller tregon shkakun e ardhjes së Koronavirusit/ Parashikon kur do largohet

Publikuar

-

Nga

Teksa Koronavirus është përhapur në të gjithë botën, shkencëtarët po bëjnë kërkime për të gjetur një kurë apo një vaksinë  për ta mposhtur. Ndërkohë astrologia e njohur Susan Miller ka bërë një parashikim të kësaj situate në të cilën ndodhet bota sot dhe ka shkruar në faqen e saj Astrology zone një shkrim ku tregon […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Gokhan shpëton Ejlylin/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë të hënën në serialin “Lule të vetmuara”

Publikuar

-

Nga

Ejlyl arrin të shpëtojë nga kthetrat e Kemalit duke ia mbathur nga shtëpia. Ajo tenton të telefonojë dikë në telefon për të kërkuar ndihmë por i bie të fikët në mes të rrugës. Kalimtarët ndihmojnë Ejlylin dhe në këto momente Gokhan e telefonon. Gokhan mëson çfarë i ka ndodhur Ejlylit dhe shkon ta ndihmojë. Nëna […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi sipas Paolo Fox/ Shmangni çdo lloj konflikti, këto shenja duhet të kenë kujdes

Publikuar

-

Nga

Dashi Tani është e rëndësishme që të shmangni çdo lloj konflikti , edhe nëse nuk është e lehtë nëse konsiderojmë se ditët e fundit kanë sjellë ndërlikime të ndryshme. Ju duhet të merrni kohë dhe madje mund të mendoni se duhet të bëni disa kontrolle sentimentale . Një përfundimtar brenda ose jashtë është në shikim […]

LEXO TE PLOTE