Showbizz
Zbuloi se ishte shtatzënë/ Me barkun e rrumbullakosur, Fatma Methasani publikon foton e ëmbël në publik me Alfion

Pak javë më parë, moderatorja shqiptare Fatma Methasani zbuloi se ishte shtatzënë për herë të parë dhe se së shpejti ajo dhe Alfio, do të bëhen me djalë.
Së fundmi Fatma bashkë me Alfion ndodheshin në një event në Pallatin e Brigadave dhe atje Fatma është fotografuar me barkun e rrumbullakosur.
Moderatorja ishte veshur me një fustan të bardhë, paksa të fryrë në pjesën e poshtme, por që i tregon qartë barkun. Nuri i shtatzënisë e kishte zbukuruar edhe më shumë Fatmën e cila shkëlqente.
Kujtojmë që pak ditë më parë, moderatorja festoi 25-vjetorin e ditëlindjes dhe mori një surprizë nga Alfio./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania