Connect with Us

Braktis administratën për punën e “ëndrrave”/ 22 vjeçarja i lë të gjithë pa fjalë me këtë veprim

Kuriozitete

Braktis administratën për punën e “ëndrrave”/ 22 vjeçarja i lë të gjithë pa fjalë me këtë veprim

Publikuar

-

Puna e ëndrrave duket se ekziston dhe këtë e ka realizuar një 22 vjeçare në Angli.

Charna Rowley, ka lënë punën e saj me kohë të plotë në administratë për të shpërndarë video në rrjetet sociale…duke ngrënë. YouTube, përveçse platforma më e madhe e videove në internet, është edhe një mundësi e artë për të bërë para për ata që kanë ide interesante dhe origjinale.

Blogerja, synon të bëhet “ylli” i parë i “Mukbang” në Mbretërinë e Bashkuar, një trend në të cilin njerëzit filmojnë veten duke ngrënë ushqim, ndërsa ndërveprojnë me audiencën e tyre. Ajo duhe të hajë gjithçka që do t’i kërkojnë fansat në kanalin e saj të quajtur Charnation.

22-vjeçarja i provon këto sfida dy herë në javë, para se t’i ngarkojë në llogarinë e saj në platformën e videove, YouTube.

Ajo aktualisht ka mbi 40 mijë shikime në videot e saj dhe afërsisht 5 mijë abonime në rrjetet sociale.

Charna u shpreh:

“Një nga videot e mia të para ishte ku hëngra dy pica të mëdha, të cilat kishin mijëra kalori. Kam pasur kërkesa tipike nga ndjekësit në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që kjo është arsyeja pse kam bërë video duke blerë në McDonald’s, Greggs dhe Pizza Hut. Qëllimi im përfundimtar është të provoj dhe realizoj sfidën e 10,000 kalorive.”

Ajo ka shpenzuar më pak se 1 mijë paund për të siguruar ushqimin në sfidat e deritanishme, por shpreson të fitojë para nga hobi i saj.Deri më tani, videoja e saj më e shikuar ka mbi 48 mijë shikime dhe tregon 22-vjeçaren që konsumon ushqim kinez me mbi 5,000 kalori./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: