Life Style
Nga panxhari i kuq tek mandarina/ Ja ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj gjatë muajit nëntor

Nëntori me ditët e tij të errëta dhe me shi duhet të ndriçohet me ushqime shumëngjyrëshe dhe pikante që sjellin dritë dhe ngrohtësi. Kuzhina Indiane, me aromat e saj dhe kombinimet e shijshme të ushqimit është e përsosur në këtë muaj.
Ja cfarë nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj gjatë këtij muaji:
Mollët
Mollët i përkasin familjes së trëndafilave. Më tepër se 2.500 lloje rriten në Shtetet e Bashkuara, dhe shijet e tyre variojnë nga te tharta deri në të ëmbla.Përdorni ato për një kombinim të ëmbël dhe të shijshëm si një shoqërues i derrit. Ose copëtoni mollë të freskëta dhe shtojini ato në tërshërë ose kos për të filluar ditën tuaj me një dozë të shëndetshme të fibrave, vitaminës B-6 dhe vitaminës C.
Panxhari i kuq
Panxhari jo vetëm që ka një pamje të bukur, duke qenë se ka një ngjyrë të kuqe të fortë, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën. Por gjithashtu panxhari ka dhe shumë vlera ushqyese. Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për nga madhësia e tyre dhe kujdesuni që mos të ketë të çara në lëkurë. Nëse shiten edhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt.
Dardha
Dashamirësit e frutave mund të kalojnë besnikërinë e tyre tek dardha pasi sezoni i pjeshkës dhe nektarinës te mbaroje. “Kusherinjte” e molles kane shume vitamina dhe potasium i cili ju ben mire per shendetin e kockave.
Mandarina
Mandarinat i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet. Ato na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.
Perimet me rrënjë
Përveç karotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që kanë një shije mjaft të mirë. Një nga ato është edhe preshi i gatuar me gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.Zgjidhni ato që janë të forta, kujdesuni që koka dhe bishtat e preshit në veçanti të jenë të gjelbra dhe të freskëta.
Lakra e Brukselit
Provoni lakrat e pjekura të Brukselit me chorizo për një pjatë pikante plot vitamina të dobishme, minerale dhe acide yndyrore omega 3./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Injorues dhe kokëfortë/ 5 shenjat e horoskopit që nuk e durojnë dot që të tjerët t’iu tregojnë se çfarë duhet të bëjnë
Dashi Kur dikush i thotë një Dashi të mos bëjë diçka apo se po rrezikon nëse e bën një gjë, dijeni se si përfundim ai...

Janë mjeshtër të fjalës/ Këto shenja të horoskopit nuk e njohin frikën
Luani Luani është folës shumë i mirë në public pasi nuk ka frikë dhe as kompleks të dalë para njeërzve. Për ta është jetike dalja...