Showbizz
“7 vite në burg dhe abuzues femrash”/ Moderatorja “masakron” bashkëshortin e saj, reagon Nicki Minaj

Pak javë më parë, reperja e njohur Nicki Minaj u kurorëzua me martesë me partnerin e saj Kenneth Petty i cili ka një të kaluar tepër tronditëse.
Së fundmi moderatorja Wendy Williams gjatë emisionit “Hot Topics” pasi uroi çiftin e martuar, nuk harroi të përmendë të kaluarën e Kenneth Petty.
“Ai ka kaluar 7 vite në burg, dhe është abuzues femrash. Pra, kjo do të thotë se ai është kriminel?”, është shprehur Wendy për Kenneth.
Nicki nuk nuk mund të duronte dhe në episodin “Queen Radio” ajo ka thënë:
“Sa herë që e përmend atë, duhet të përfshish edhe këto të tjerat nga pas, por nuk është puna jote të bësh këto raportime. Unë nuk e dija që një njeri përfaqësohej nga e shkuara e tij dhe nuk e dija gjithashtu se shpirti jot i keq dhe mizoria ishte kaq e ngulitur tek ti”, tha reperja duke i dalë në mbrojtje të bashkëshortit të saj./CNA.al