Showbizz
“Do vazhdoj t’i provokoj që të nxjerrin mllefin”/ Çifti zviceran reagon pas suksesit të Loredanës

Reperja shqiptare Loredana Zefi është bërë kryefjala e mediave rozë pas fitimit të çmimit si “Artistja më e mirë zvicerane” nga MTV në Sevilla, Spanjë.
Të shumtë ishin fansat dhe personazhet e njohur që e përgëzuan për çmimin por kjo nuk ishte aspak e këndshme për çiftin zviceran që e akuzoi për mashtrim dhe vjedhje parash.
“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por, unë nuk mund ta ndryshoj atë”, ka thënë bashkëshorti i Petras.
Reperja foli për to në një intervistë për “SRF Virus”, ku tha se akuzave do u vijë fundi shumë shpejt. Ajo u shpreh se i pëlqen të provokojë njerëzit, që të nxjerrin inatin që kanë ndaj saj:
“Nuk është problemi im nëse njerëzit besojnë gjithçka që shkruhet. Për këtë arsye, unë vazhdoj t’i provokoj që të nxjerrin më shumë mllefin që kanë ndaj meje”, tha Loredana.
Për më tepër shihni galerinë e mësipërme./ CNA.al