Connect with Us

Flokë me shkëlqim dhe zbutës natyral/ Zbuloni “mrekullitë” e kombinimit të qumështit dhe mjaltit në flokët tuaj

Kuriozitete

Flokë me shkëlqim dhe zbutës natyral/ Zbuloni “mrekullitë” e kombinimit të qumështit dhe mjaltit në flokët tuaj

Publikuar

-

Të lodhur nga të gjitha produktet në kujdesin për flokët që premtojnë ndryshim me jo më pak se 15 përbërës kimikë? Mos shkoni më larg se frigoriferi juaj! Këto dy përbërës shtëpiakë do t’i bëjnë flokët tuaj të shkëlqejnë, të mos bien dhe shumë benefite të tjera të cilat do t’i zbuloni më poshtë. Mjafton pak qumësht dhe pak mjaltë që rezultati t’ju bëjë të ktheheni vazhdimisht tek ky trajtim.

Mjalti është një antioksidant shumë i fuqishëm dhe funksionon si një zbutës natyral për flokët. Përveçse forcon rrënjët, ka aftësi të hidratojë majat dhe të largojë majat dyshe. Tek flokët mund ta përdorni edhe si një mënyrë të mirë të mbajtjes larg të papastërtive apo baktereve.

Qumështi nga ana tjetër i ushqen flokët tuaj nga rrënja, pasi është një burim shumë i madh proteinash e një sërë vitaminash. Nëse e fusni qumështin në traditën tuaj të kujdesit për flokët do të shikoni që më kalimin e kohët ata do të trashen dhe do të fitojnë shkëlqim. Bashkimi i të dy këtyre përbërësve është zgjedhja perfekte për këdo që dëshiron flokë të plotë e plot shkëlqim.

Receta që bën mrekulli:

Për të përgatitur këtë trajtim shumë lehtë në shtëpi mjafton të merrni të dy përbërësit.

250 ml qumësht
1 lugë gjelle mjaltë

Në një enë të thellë përzieni të dy përbërësit e më pas lagni duart me pak nga lëngu i formuar. Vendoseni me kujdes në zonën më problematike të flokëve tuaj ose në të gjithë gjatësinë. Pasi të keni lyer çdo pjesë të dëshiruar, lidhini flokët me kujdes dhe lëreni trajtimin të thahet dhe veprojë për 15 minuta.

Më pas kur të ndjeni që është gati, shpëlani kokën me shampo dhe zbutës si zakonisht. Këtë trajtim këshillohet ta aplikoni të paktën një herë në javë për të parë rezultate sa më të mira./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Çfarë figure shikoni të parën?/Ky test shpirtëror zbulon atë që duhet të ndryshoni në jetën tuaj

Publikuar

-

Nga

A jeni gati për të filluar ndryshime të reja në jetën tuaj? Ky test i thjeshtë shpirtëror ju zbulon diçka më shumë sesa karakteri juaj dhe ju lejon të kuptoni gjendjen shpirtërore. Mendjet tona, trupat tanë shpesh na dërgojnë sinjale, por jo gjithmonë i marrim ato ose nuk jemi të gatshëm ta bëjmë atë. Merrni dy […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

20 fotografitë e rralla historike që tregojnë një anë të pazakontë të së kaluarës

Publikuar

-

Nga

Nëse ndonjëherë keni dashur të ktheheni pas në kohë dhe të shihni se si njerëzit në shekujt e mëparshëm luanin poker ose benin gjera te cuditshme, ky koleksion është vetëm ai që ju nevojitet. Shumica e këtyre fotove ndoshta nuk do të shfaqen kurrë në librat e historisë, kështu që le të bëjmë një vështrim […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk kërkon falje dhe urren kafshët/ Ja 10 cilësitë e “këqija” të meshkujve të cilat duhet t’i dini para se të martoheni

Publikuar

-

Nga

cfare mesova ne 15 vite martese

Martesa është një “çështje” serioze. Kërkon përgjegjësi, rregulla dhe themele të forta mbi të cilat mund të ndërtohet një marrëdhënie e sinqertë dhe e ndërgjegjshme. Të martohesh do të thotë të ndash. Ndjenja, parime, vlera. Një mashkull që nuk i ndan të gjitha këto me ju nuk është i duhuri. Sipas “revistës Class” asnjëherë mos […]

LEXO TE PLOTE