Life Style
Mendoni se e keni “zhdukur” dhjamin?/ Ja çfarë ndodh me të pasi humbni peshë

Zakonisht besohet se kur humbni peshë, yndyra që digjni, shndërrohet në energji.Sidoqoftë, sipas shkencëtarëve në Universitetin e “New South Wales”, ky nuk është aspak rasti.
E vërteta është se dhjami shndërrohet në dioksid karboni dhe ujë.Njeriu e nxjerr dioksidin e karbonit nëpërmjet frymëmarrjes. Nga ana tjetër uji qarkullon në organizëm deri sa del nëpërmjet lëngjeve të trupit apo djersës. Për shembull nëse humbisni 4 kilogramë, 3 kilogramë yndyra humbasin nëpërmjet mushkërive dhe vetëm 1 kilogram çlirohet nëpërmjet lëngjeve të trupit. Pra e gjithë pesha e tepër del nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes. Çdo karbohidrat që njeriu tret dhe çdo yndyrë konvertohet në dioksid karboni dhe ujë. E njëjta teori vlen edhe për alkoolin dhe proteinat. Fibra është i vetmi element tek ushqimi që del e patretur nëpërmjet zorrës së trashë. Çdo gjë tjetër që njeriu gëlltit, përthithet në qarkullimin e gjakut në organe dhe më pas avullon.
Meerman dhe Brown anketuan 150 mjekë, dietologë dhe trainerë personalë për të zbuluar se çfarë ndodh me yndyrën kur një individ humbet peshë.
“Ju nxirrni dioksidin e karbonit dhe uji përzihet në organizëm derisa të humbasë si urinë dhe djersë,” thanë Meerman dhe Brown.
Por a mund të humbisni peshë thjeshtë duke marrë frymë? Në fakt nuk funksionon kështu, e vetmja mënyrë për të rritur sasinë e dyoksidit të karbonit të dalë jashtë është duke lëvizur muskujt. Për shembull, qëndrimi në këmbë dyfishon ritmin metabolik. Nëse ecni ose gatuani gjithashtu mund të rrisni ritmin e metabolizmit dhe të humbisni në peshë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

20 fotot që duken “Fake” por në të vërtetë janë “Reale”
Foroshopi është një aplikacion që mund të transformojë çdo objekt apo person. Por sido që të jetë ekziston një mjet që mund të bëjë më...

Injorues dhe kokëfortë/ 5 shenjat e horoskopit që nuk e durojnë dot që të tjerët t’iu tregojnë se çfarë duhet të bëjnë
Dashi Kur dikush i thotë një Dashi të mos bëjë diçka apo se po rrezikon nëse e bën një gjë, dijeni se si përfundim ai...