Showbizz
“Ndihem e prekur,gjëra që nuk dua t’i shoh”/ Titujt “fake” të mediave, Dua Lipa rrëfehet për herë të parë

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë ndërkombëtare tashmë, Dua Lipa në një intervistë për “BBC Breakfast” ka thënë se mediat sociale janë një terren kultivimi të urrejtjes dhe ankthit.
24-vjeçarja tha për Louise Minchin se: “Disa ditë nuk i lexoj komentet. Disa ditë ndoshta ndihem më e prekur, zhytem dhe pothuajse kërkoj gjëra që nuk dua t’i shoh.”
“Media sociale mund të jetë një mjet kaq i mahnitshëm dhe mund të jetë aq argëtues për të ndarë gjërat, por në të njëjtën kohë është pothuajse një nxitës për urrejtje dhe ankth.Njerëzit ndjehen sikur mund të thonë gjëra sepse fshihen pas një ekrani kompjuteri dhe për mua është e rëndësishme përdorimi i mediave sociale, për sa kohë që më bën të ndihem mirë dhe e dyta nuk më pëlqen të të marrë kohë larg saj.”
Kujtojmë se Dua gjithashtu bëri thirrje për kujdes më të mirë të shëndetit mendor në industritë e argëtimit./CNA.al