Connect with Us

Dimri po afron/ Zbuloni cilat janë ngjyrat me të cilat duhet të luani në këtë sezon

Fashion

Dimri po afron/ Zbuloni cilat janë ngjyrat me të cilat duhet të luani në këtë sezon

Publikuar

-

Dimri po afron/ Zbuloni cilat janë ngjyrat me të cilat duhet të luani në këtë sezon

Temperaturat e ulëta, koha e zymtë e reshjet e shiut, nuk duhet të bëjnë askënd të heqë dorë nga stili! Nëse nuk doni të bëheni njësh me kohën, jepini pak ngjyra garderobës suaj, e lexoni më poshtë se cilat janë 5 trendet më të nxehta të këti sezoni të ftohtë.

Kostumet (pantallonë-xhaketë)

Filloni të investoni në një garderobë të pakohë dhe jo në trende sezoni! Të investosh në veshje thelbësore për stinën e dimrit, si pulovrat e kashmirit, pantallonat e stofit, kostumet klasike, do të thotë të ndërtosh një garderobë kapsulë e cila nuk ka nevojë të ndërrohet sa herë ndërrohen vitet. Xhaketat, palltot janë pjesë e veshjes sonë të përditshme këtë periudhë.

“Golfet e ngrohtë, në ngjyra të ndryshme, mëngët e fryra, dizajnet me lule apo materiali i  mëndafshtë janë të gjitha detaje që s’bëjnë as më pak e as më shumë sesa shtojnë feminilitet në pamjen tuaj. Ekspertët sugjerojnë kombinimin e veshjeve femërore me ato të një stili pak më casual për të krijuar një thyerje e për ta bërë look-un tuaj të përshtatshëm për çdo orë të ditës.

Ju nuk keni nevojë të dëgjoni dy herë se këtë vit duhet të vishni një triko të bukur por edhe të ngrohtë. Kjo është një nga veshjet më thelbësore, ndaj këto të fundit duhet të jenë në disa ngjyra e modele në garderobën tuaj. Megjithatë këtë sezon, eksperimentoni me ngjyra të ndritshme, thekët dhe detajet që i bëjnë trikot tuaja të mos duken edhe aq të zakonshme, shkruan Living.al

Ne po shohim ringjalljen e paletës kafe e look-ut monokromatik  (në periudhën kur këto tone nuk janë edhe aq në modë) . Luani  me hijet e ngrohta të tokës nga koka te këmbët ! Efekti është diçka që duket tepër elegante./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

FOTO-Victoria Beckham zbulon tendencat e fundit të modës/ Këto janë ngjyrat që do të bëjnë namin këtë sezon

Publikuar

-

Nga

Tashmë mund të themi me gojën plot se jemi në sezonin vjeshtë-dimër dhe duhet të ndryshojmë të gjithë gardërobën, duke mënjanuar veshjet e verës. Por të gjithë janë konfuzë se çfarë do të jetë në modë këtë sezon, cilat do të jenë ngjyrat e preferuara dhe kombinimet më perfekte që do t’iu bëjnë të dukeni […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

Jo vetëm të zeza dhe gri/ Ja disa “hile” se si të visheni në dimër dhe t’i lini të gjithë pa mend

Publikuar

-

Nga

Të veshurit mund të bëhet shumë e lodhshme ndonjëherë në dimër falë mungesës së larmisë së veshjeve të jashtme  dhe nevojës për të veshur sa më shumë. Ndaj ne kemi gjetur disa truke për stilin e dimrit për ta bërë të veshurën pak më argëtuese këtë sezon. Sipas “revistes class” këto tetë ide te veshjeve […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

Të thjeshta dhe elegante/ Zbuloni 3 kombinimet më të bukura të pulovrës në vjeshtë

Publikuar

-

Nga

Pas verës me larmi tendencash, të gjitha vajzat e modës kanë filluar të prezantojnë veshjet e tyre të reja dhe, në këtë mënyrë, edhe tendencat e vjeshtës. Pulovra klasike ka filluar të jetë e pranishme në profilet e tyre sociale, madje edhe mënyra se si duhet ta kombinoni atë. Ndërsa zakonisht ne pulovrat i veshim […]

LEXO TE PLOTE