Connect with Us

Nga Elvana Gjata te Kejvina Kthella/ Kush janë vajzat e showbizzit që pëlqejnë “të fortët” nga bota e krimit

Showbizz

Nga Elvana Gjata te Kejvina Kthella/ Kush janë vajzat e showbizzit që pëlqejnë “të fortët” nga bota e krimit

Publikuar

-

Nga Elvana Gjata te Kejvina Kthella/ Kush janë vajzat e showbizzit që pëlqejnë “të fortët” nga bota e krimit

Shoqërimi i Kejvina Kthellës në polici për tu marrë në pyetje mbi lidhjen e saj me Redjan Rrajën bëri bujë të madhe në të gjitha mediat.

Por Kejvina nuk është e vetmja vajzë e njohur e showbizit që është përfolur për një fenomen të tillë, mjafton të kujtojmë rastin e këngëtares Elvana Gjata me Ervin Matën dhe historinë e shumë personazheve të njohura.

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Ngjarja e 4 Tetorit bëri bujë të madhe në media ku dhe u zbulua i fejuari biznesmen i Elvana Gjatës, Ervin Mata. Këngëtarja Elvana Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj në lokal dhe është ngacmuar nga njerëzit e Ervis Martinajt. Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin. Në këtë moment personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë dhe i fejuari i saj u shpall në kërkim.

 

Rudina Magjistari me Denis Ginën

Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq te “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës. Denis Gina u vra më 22 qershor të vitit 1999-të në periferi të Tiranës.

 

Inis Gjoni me Arian Selimi

Në vitin 2002 Inis Gjoni u njoh me Arian Selimin, i cili u nda nga jeta pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge.

Inisi dhe Ariani kishin  një lidhje dashurie prej 9 vitesh nga e cila sollë në jetë një vajzë.

 

Hygerta Sako me Artur Aligjonin

Hygerta Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës vitin e kaluar.

 

Fjolla Morina me Juxhin Dautaj

Këngëtarja Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

 

Adelina Ismajli me Triumf Rizën

Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007. Vrasja e oficerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe “shkatërroi” të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull “Trimit tim”.

 

Albërie Hadërgjonaj me Mentor Hadërgjonaj

Këngëtarja Kosovare Arbërie Hadërgjonaj ka qenë e martuar me Mentor Hadërgjonaj, babai i dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës. Ata u ndanë në vitin 2007-të, pasi Mentori kreu 7 vite në burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale. Sipas prokurorisë, emri i vërtetë i tij është Xhevdet Hadërgjonaj, i lindur në Deçan të Kosovës, ardhur në Shqipëri pas vitit 1993. Ai rezulton se është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia gjermane, nën akuzat e pranimit të sendeve të vjedhura, trafik armësh dhe pjesëtar i një bande kriminale, shkak që e ka shtyrë atë edhe të ndryshojë emrin në vitin 1996.

 

Viola Spiro me Valentin Selaj

Moderatorja Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit publik për shkak të arrestimit të të dashurit të saj në Itali. Partneri i saj Valentin Selajn është akuzuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Suada Sherifi me Eldi Dizdarin

Eldi Dizdari biznesmeni i cili është dhe bashkëshorti i ish misit Suada Sherifi ishte gjithashtu i përfshirë në konflikt me Ervin Matën partnerin e Elvana Gjatës. Shkak për zënkat mes dy biznesmenëve thuhej se ishin pazaret e drogës dhe trafikun e kokainës.

/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Miliarderja më e re në botë nuk ndalet/ Shet 51% të aksioneve të biznesit të saj me vleren marramendëse

Publikuar

-

Nga

Miliarderja më e re në botë, sipas mediave të huaja, Kylie Jenner ka shitur 51 për qind të aksioneve të biznesit të saj të kozmetikës. Ato janë tashmë nën zotërim të “Coty”, kompania e bukurisë që kontrollon “Gucci Beauty”, “Burberry” dhe “Miu Miu” në kategoritë e parfumeve dhe makijazheve. Ky veprim dëshmon se ky është […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Shumë mendojnë të vrasin veten, si unë”/ Pranon publikisht se është gay, ja fjalimi emocionues i grimierit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Ai u be i njohur nga videot ne Instagram te yllit te reality show “Keeping up with the Kardashians” Kim Kardashian, ku grimonte dhe fliste shqip. Artisti me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic, ka fituar së fundmi çmimin “American Influencer Awards 2019” në evenimentin që u mbajt dje në Dolby Theatre, Los Angeles, ku ishin pjesmarrës […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Ëngjëlli im mbrojtës përherë në mendjen dhe zemrën time”/Pësoi humbjen e madhe,Big Mama i rikthehet punës

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare , Big Mama pak ditë më parë dha lajmin e trishtë përmes një njoftimi në Instagram, se i ati i saj kishte ndërruar jetë dhe lajmëronte miqtë për ceremoninë e varrimit. Por tashmë ditët kalojnë dhe ndonëse e merr malli për të atin, Big Mama shprehet se ai do të jetë gjithnjë engjëlli […]

LEXO TE PLOTE