Connect with Us

Nga Elvana Gjata te Kejvina Kthella/ Kush janë vajzat e showbizzit që pëlqejnë “të fortët” nga bota e krimit

Showbizz

Nga Elvana Gjata te Kejvina Kthella/ Kush janë vajzat e showbizzit që pëlqejnë “të fortët” nga bota e krimit

Publikuar

-

Shoqërimi i Kejvina Kthellës në polici për tu marrë në pyetje mbi lidhjen e saj me Redjan Rrajën bëri bujë të madhe në të gjitha mediat.

Por Kejvina nuk është e vetmja vajzë e njohur e showbizit që është përfolur për një fenomen të tillë, mjafton të kujtojmë rastin e këngëtares Elvana Gjata me Ervin Matën dhe historinë e shumë personazheve të njohura.

Elvana Gjata dhe Ervin Mata

Ngjarja e 4 Tetorit bëri bujë të madhe në media ku dhe u zbulua i fejuari biznesmen i Elvana Gjatës, Ervin Mata. Këngëtarja Elvana Gjata shoqërohej nga i fejuari i saj në lokal dhe është ngacmuar nga njerëzit e Ervis Martinajt. Vis Martini dhe Fabiol Gaxhaj kanë hyrë në lokal, për t’u sqaruar ndërsa dy persona të tjerë prisnin jashtë. Biseda nuk ka qenë e qetë dhe kur palët janë acaruar, në lokal kanë hyrë edhe dy personat që shoqëronin Vis Martinin. Në këtë moment personat kanë nxjerrë armët dhe janë qëlluar me armë dhe i fejuari i saj u shpall në kërkim.

 

Rudina Magjistari me Denis Ginën

Para shumë vitesh moderatorja e emisionit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari njihej në Tiranë si e fejuara e Denis Ginës, i njohur si kapo i grupit famëkeq te “Rruga e Kavajës”, një nga gangsterët më në zë të Tiranës. Denis Gina u vra më 22 qershor të vitit 1999-të në periferi të Tiranës.

 

Inis Gjoni me Arian Selimi

Në vitin 2002 Inis Gjoni u njoh me Arian Selimin, i cili u nda nga jeta pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge.

Inisi dhe Ariani kishin  një lidhje dashurie prej 9 vitesh nga e cila sollë në jetë një vajzë.

 

Hygerta Sako me Artur Aligjonin

Hygerta Sako me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni kanë thuajse 6 vite të ndarë, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës vitin e kaluar.

 

Fjolla Morina me Juxhin Dautaj

Këngëtarja Morina pak kohë më parë u përfol se ka qenë në një marrëdhënie me personin që mbeti i vdekur gjatë një atentati në Sukth. Në ngjarjen në fjalë humbën jetën ish-shefi i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj.

 

Adelina Ismajli me Triumf Rizën

Triumf Riza ishte i dashuri i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007. Vrasja e oficerit Triumf Riza para disa vitesh tronditi opinionin publik, dhe “shkatërroi” të dashurën e tij, Adelinën, e cila disa kohë më vonë i kushtoi edhe një baladë me titull “Trimit tim”.

 

Albërie Hadërgjonaj me Mentor Hadërgjonaj

Këngëtarja Kosovare Arbërie Hadërgjonaj ka qenë e martuar me Mentor Hadërgjonaj, babai i dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës. Ata u ndanë në vitin 2007-të, pasi Mentori kreu 7 vite në burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale. Sipas prokurorisë, emri i vërtetë i tij është Xhevdet Hadërgjonaj, i lindur në Deçan të Kosovës, ardhur në Shqipëri pas vitit 1993. Ai rezulton se është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia gjermane, nën akuzat e pranimit të sendeve të vjedhura, trafik armësh dhe pjesëtar i një bande kriminale, shkak që e ka shtyrë atë edhe të ndryshojë emrin në vitin 1996.

 

Viola Spiro me Valentin Selaj

Moderatorja Viola Spiro ka qenë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave dhe opinionit publik për shkak të arrestimit të të dashurit të saj në Itali. Partneri i saj Valentin Selajn është akuzuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Suada Sherifi me Eldi Dizdarin

Eldi Dizdari biznesmeni i cili është dhe bashkëshorti i ish misit Suada Sherifi ishte gjithashtu i përfshirë në konflikt me Ervin Matën partnerin e Elvana Gjatës. Shkak për zënkat mes dy biznesmenëve thuhej se ishin pazaret e drogës dhe trafikun e kokainës.

/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Vetëm 2 orë emision/ Rezart Veleshnja tregon pagën marramendëse dhe i la të gjithë pa fjalë

Publikuar

-

Nga

Ai u bë i njohur në emisionin e humorit “Portokalli” me rolin si “Betim Spërdhima” ndërsa tashmë është edhe një prej kapitenëve të emisionit “Shiko kush luan” të cilin e moderon Luana Vjollca. Por Rezart Veleshnja nuk di të mbajë sekrete dhe papritur ka treguar për herë të parë rrogën e tij. Teksa bënte prezantimin […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

VIDEO-“E virgjër apo jo?”/ Klajdi Haruni përballë pyetjes së sikletshme, ja përgjigja e tij

Publikuar

-

Nga

Këngëtari shqiptar Klajdi Haruni, i cili është tepër aktiv në skenën shqiptare, u është përgjigjur së fundmi disa pyetjeve të sikletshme për “Prive.al”. Klajdi ka rrëfyer disa të pathëna në lidhje me karrierën, familjen, por edhe jetën private dhe i pyetur nëse e do gruan e virgjër apo jo, Klajdi dha një përgjigje mjaft romantike: […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Pushteti i Vera Grabockës është…”/ Kritikat për festivalin e këngës, Eli Fara flet për herë të parë

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare e cila është shumë e dashur për publikun me këngët e saj të suksesshme, Eli Fara ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Klanifornia” ku foli për bashkëpunimin më të fundit me reperin Stresi, me të cilin do të konkurrojë në Festivalin e Këngës në RTSH. Këngëtarja tregoi gjatë emisionit se kishte dashur […]

LEXO TE PLOTE