Connect with Us

Si të keni gjatë gjithë ditës një aromë të mirë?/ Zbuloni disa këshilla që bëjnë parfumin të zgjasë pafund

Kuriozitete

Si të keni gjatë gjithë ditës një aromë të mirë?/ Zbuloni disa këshilla që bëjnë parfumin të zgjasë pafund

Publikuar

-

Nëse zbuloni se aroma juaj është zbehur nga dreka ,këto sugjerime kryesore nga ekspertët në Hairtrade do të ndihmojnë aromën tuaj të parfumit të zgjasë gjatë gjithë ditës – pa pasur nevojë të spërkatni një shishe të tërë mbi veten tuaj.

Ja disa këshilla si të bëni që aroma juaj e parfumit të zgjasë sa më shumë:

Shtoni vazelinë në pikat e pulsit

Perdorimi i vazelinës do ta mbajë aromën për më gjatë. Aplikojeni në kyçet e duarve, në qafë, në bërryla, në gjunjë dhe në nyje të këmbëve.

Në pjesën e prapme të trupit!

Mund të duket absurde, por është shumë e rëndësishme që të hidhni parfum edhe në pjesën e prapme të gjunjëve dhe në shpinë, si edhe tek bërrylat, nëse doni që të gjithë ta ndjejnë aromën tuaj kudo që të kaloni. Gjithashtu mund ta hidhni edhe në pjesën e prapme të qafës; askush nuk do t’ju rezitojë.

Ne furçën tuaj të flokëve

Alkooli në parfum mund të thajë flokët tuaj, kështu që mos e përdorni direkt. Në vend të kësaj, pastroni lehtë furçën tuaj të flokëve me të ose blini një parfum flokësh që është krijuar posaçërisht për t’u kujdesur për flokët tuaj.

Në ‘pikat e nxehta’ të trupit

Në ato zona të trupit ku ka nxehtësi, do të thotë se gjaku qarkullon më shpejt dhe kjo e bën aromën të shpërndahet më lehtësisht në të gjithë trupin. Prandaj parfumi hidhet gjithnjë prapa veshit, në kyçet, tek pjesa e poshtme e qafës, tek bërrylat, tek kyçet e gjunjëve, pasi këto zona e aktivizojnë aromën përmes nxehtësisë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Si ta kuptoni që partneri juaj po ju fsheh diçka/ Këto janë shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni

Publikuar

-

Nga

Të gjithë kanë sekrete që i mbajnë vetë, por çdo marrëdhënie duhet të bazohet në besim. Ndonjëherë është e vështirë të dihet se ku të vizatoni linjën. Komunikimi i mirë është thelbësor, por nëse partneri juaj dëshiron të fshehë diçka, duhet të dini se kur t’i bëni ata të thonë të vërtetën. Duke qenë të […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Zgjoheni në të njëjtën ore çdo natë?/ Ja cfarë do të thotë kjo për ju dhe mesazhi që do të merrni

Publikuar

-

Nga

A e dini se mund të zbuloni shumë për ato që ndodhin në jetën tuaj, bazuar në orët që zgjoheni rastësisht gjatë natës?  Por a e dini se kjo mund të jetë një formë e komunikimit midis botës mbinatyrore dhe vetvetes? Në fushën e trajtimit mjekësor tradicional kinez, praktikuesit origjinal përdorin meridianë të energjisë në […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

FOTO-Si do të dukeshin sot këta 12 njerëz të famshëm nëse do të ishin akoma gjallë

Publikuar

-

Nga

Legjendat si John Lennon dhe Kurt Cobain ndihmuan në formimin e industrisë së muzikës në atë që është sot. Ata frymëzuan miliarda, por për fat të keq, iken prej nesh shumë shpejt. Për t’i dhënë fansave një paraqitje të shkurtër se si mund të dukeshin këta yje ikonë, nëse do të ishin akoma gjallë, Sachs Media Group […]

LEXO TE PLOTE