Showbizz
VIDEO-“Përmbani veten”/ Sherri në mes të natës për një djalë, Alesia Bami ka dy fjalë për vajzat e showbizzit

Pak muaj më parë, sherri mes vajzave të showbizzit Kejvina Kthella, Oriola Marashi dhe Einxhell Shkira, bëri bujë në mediat rozë dhe u tha se ato ishin grindur për shkak të një djali, por ende nuk ka një reagim nga vetë ato.
Së fundmi moderatorja Alesia Bami e ftuar në emisionin “Glamour”, u shpreh se të dyja vajzat e kishin lëshuar veten dhe kishin harrur që ishin personazhe publike.
“Nuk jam në dijeni. Einxhellin e kam pasur kolege dhe është një vajzë shumë e mirë. Gjithashtu edhe Kejvinën. Sa i përket sherrit të gjithë jemi implusivë por në raste të tilla është mirë ta përmbash pak veten, sidomos kur je personazh publik. Më vjen shumë keq që i ka marrë vorbulla e lajmeve. Ka qënë pakujdesi e momentit besoj,“-u shpreh Alesia./CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania