Connect with Us

“Ishin pa punë, duhet të jenë mirënjohës”/ Ndihmon personazhet e famshëm, producenti shqiptar nxjerr të “palarat” e tyre

Showbizz

“Ishin pa punë, duhet të jenë mirënjohës”/ Ndihmon personazhet e famshëm, producenti shqiptar nxjerr të “palarat” e tyre

Publikuar

-

Producenti i njohur shqiptar, Eduart Deda edhe pse jo shumë i njohur si figurë publike pasi nuk del shpesh në ekran, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Ai foli për karrierën e tij disa vjeçare dhe imazhet që ka promovuar në ekran, si në Miss Universe Albania, edhe në emisione ndërsa gjatë intervistës, Eduarti u ndal edhe tek emisioni “Vip Zone” të cilin dikur e prezantonte Eva Murati.

“Beson që ke qenë ti ai që e ka ndihmuar Evën?”, e pyeti Evi Reçi. Eduarti u përgjigj se ka ndihmuar Evën dhe shumë personazhe të tjerë, mirëpo sot sipas tij nuk i janë mirënjohës.

“Unë jo vetëm Evën, por ka shumë personazhe që kemi sjellë apo iu kemi dhënë një dimension tjetër në ekran, si në Miss Universe apo dhe covera të revistës sepse në atë kohë t’i dilje në një cover dhe merrje tjetër vëmendje. Pasi u largua nga Agon Channel, Eva ishte pa punë kur unë e kam thirrur për këtë program që ishte Miss Universe dhe Vip Zone. Më kujtohen ato momentet e para të Evës ato pasiguritë e saj dhe sot kur e shoh jam shumë i lumtur për të që ia ka dalë”, u shpreh Eduarti.

I pyetur nëse personazhet publikë i janë mirënjohës, producenti u përgjigj: “Kur i kam ballë për ballë, po! Kur janë ballë për ballë duket sikur kanë një farë mirënjohjeje, por pastaj po të dëgjojmë apo të shikojmë reagime të tjera nuk duket po ç’rëndësi ka kjo…”, përfundoi ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: