Connect with Us

“Ndihesha si robot, kisha nevojë për…”/ Këngëtarja shqiptare tregon momentin e pazakontë të njohjes me bashkëshortin

Showbizz

“Ndihesha si robot, kisha nevojë për…”/ Këngëtarja shqiptare tregon momentin e pazakontë të njohjes me bashkëshortin

Publikuar

-

Edhe pse është “zhdukur” nga skena shqiptare, këngëtarja e njohur Leonora Poloska, është tepër aktive në intervistat ku ajo flet për jetën e saj private.

Së fundmi Leonora u rikthye në muzikë duke publikuar pak javë më parë këngën “S’ishte fat” dhe gjithashtu i është rikthyer daljeve në emisione. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Mirage” ku tregoi shkaqet e këtij pushimi kaq të gjatë në muzikë dhe foli gjithashtu edhe për jetën private e martesën me Andinin.

“Kisha nevojë për pushim, ndihesha si robot, po bëja gjëra të njëjta. Kisha nevojë të shkëputesha nga muzika”, tha Leonora.

Gjatë kësaj shkëputjeje nga muzika, Leonora u njoh me bashkëshortin e saj, kompozitorin Andin Randobrava dhe në intervistën për “Mirage”, ajo tregoi momentin e parë kur u takuan.

“Me Andinin jemi njohur para 5 vitesh. Unë në fakt e njihja edhe më përpara si kompozitor, por kurrë s’kemi folur. Kur më ka thirrur për një koncert, unë ‘fluturoja’ nga mendtë, se të merr ajo euforia e famës. Kur më thirri për një koncert, unë i thashë ‘M’fal s’kam kohë se jam shumë e zënë!’. Mirëpo zëri i tij më kishte mbetur në vesh se kishte zë shumë karakteristik. Pas shumë vitesh prapë u njohëm. Dikush më ka thënë: Si s’ju takoi Zoti më herët! Unë them më mirë që ndodhi në këtë periudhë sepse të dy kemi pasur shumë angazhime. Jemi më të pjekur dhe nuk shkoi keq”, tregoi Leonora./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Aurela Gaçe si asnjëherë më parë/ “Uragani” i muzikës shqiptare jep mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Aurela Gaçe ka përgatitur një surprizë për të gjithë fansat e saj. Sot pasdite do të publikohet klipi i saj më i ri “Veten e dua gjallë” dhe ndjekësit e saj të shumtë mezi po e presin. Ndryshe nga herët e tjera me këngët plot energji, Aurela këtë herë vjen me një mesazh shumë […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Modelja më seksi e botërorit/ Fotot e ruses që çmendi tifozët më pozat e saj

Publikuar

-

Nga

Anna Chernova e njohur ndryshe si Anella Miller po i  çmend të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. Modelja ruse është mjaft e komentuar për linjat e saj perfekte si dhe për fotot fanatstike që ndan në Instagram. Ajo njihet gjithashtu si një modele fitnessi si dhe një nga yjet e Instagramit. Famën e saj […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Bjondina shqiptare që djeg rrjetin/ Fotot më përvëluese të Kristin Prengaj

Publikuar

-

Nga

Kristin Prengaj, edhe pse nuk është tepër aktive në televizionet shqiptare është shumë e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale. Modelja seksi nuk ngurron të ekspozojë format seksi dhe bombastike me të cilat ka lënë pa fjalë mijëra fansa të saj në Instagram. Pwr mw tepwr shihni galerinw e mwposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE