Connect with Us

Nga zemra tek diabeti/ Zbuloni çfarë do të thotë grupi juaj i gjakut dhe rëndësinë e tij në shëndet

Life Style

Nga zemra tek diabeti/ Zbuloni çfarë do të thotë grupi juaj i gjakut dhe rëndësinë e tij në shëndet

Publikuar

-

Lloji juaj i gjakut mund të jetë një dritare për shëndetin tuaj. Nga sëmundjet e zemrës tek llojet e ndryshme te kancerit, ja pse lloji i gjakut ka rëndësi.

Në qoftë se kohët e fundit nuk keni dhënë gjak, mund të mos mendoni shumë për llojin tuaj të gjakut. Prania ose mungesa e molekulave të caktuara të quajtura antigjene A ose B, si dhe një proteinë e quajtur faktori Rh, përcakton nje nga tetë llojet e zakonshme të gjakut që keni nëpër venat tuaja.Ata mund të ndikojnë në pjesë të tjera të trupit tuaj, duke përfshirë enët e gjakut, neuronet dhe trombocitet, dhe si rezultat, lloji juaj i gjakut mund të jetë i lidhur me rrezikun tuaj për të zhvilluar sëmundje të caktuara. Ja pse duhet të dini se çfarë grup gjaku keni dhe çfarë tregon për ju.

Llojet A, B, AB: Sëmundja e zemrës

Llojet e gjakut jo O kanë nivele 25 deri në 30 përqind më të larta të proteinave të mpiksjes së gjakut të njohura si faktor von Willebrand dhe faktori VIII. Pjesërisht, për shkak të këtij ndryshimi, këta njerëz gjithashtu kanë një rrezik 15 përqind më të madh të vdesin nga sëmundjet e zemrës , raporton studimi i 2015 nga BMC Medicine .

Lloji i gjakut 0-Infertilitet

Gratë me grup gjaku 0 kanë tendencë më të lartë se gratë e grupeve të tjera për t’u prekur nga infertiliteti. Studime të shumta kanë treguar se këto gra rrezikojnë shterimin e depozitës ovale, pra e thënë ndryshe kanë më pak vezë si dhe rezultojnë të kenë më pak sukses me implantimin e fekondimit in- vitro.

Tipi A ose B: Diabeti

Njerëzit me një grup gjaku A ose B kanë një rrezik deri në 21 përqind më të madh të zhvillimit të diabetit tip 2 në krahasim me ata me tip O, sipas një studimi të botuar në revistën Diabetologia.

Probleme me zemrën

Grupi i gjakut është i aftë të parashikojë se sa të predispozuar jeni për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Të paturit grupin 0 ul rrezikun e problemeve kardiovaskulare, ndërkohë që grupi AB ka 23% mundësi të ketë sëmundje të kësaj natyre. Grupi B nga ana tjetër 11% e ndërsa grupi A vetëm 5% më shumë se grupi 0. Përgjithësisht grupi AB lidhet me inflamacionin kurse A- ja me livelet e larta të kolesterolit.

Humbje kujtese

Besojeni ose jo është parë një lidhje midis grupit të gjakut dhe kujtesës. Grupi AB ka tendencën për t’u prekur nga demenca, e cila konsiston në degradimin e funksioneve të trurit. Sipas statistikave, njerëzit me grup gjaku AB janë 82% të rrezikuar nga problemet e kujtesës. Problemi mendohet të ketë të bëjë me një proteinë, e cila gjendet në nivele të larta në grupin AB./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Paratë dhe shëndeti/ Horoskopi për ditën e sotme nga Susan Miller

Publikuar

-

Nga

Dashi Po filloni të integroheni për të treguar talentin tuaj, në mënyrë që të fitoni sa më shumë para. Falë aftësive tuaja do të fitoni shumë të ardhura.   Demi Ndjeni që e vetmja gjë konstante në jetën tuaj është ndryshimi. Për fat të mirë do të keni mundësi të rishikoni dhe një herë gabimet […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nuk dinë të menaxhojnë paratë/ 5 shenjat e horokopit që e tejkalojnë buxhetin

Publikuar

-

Nga

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars) Peshqit tejkalojnë buxhetin sepse janë shumë të sjellshëm dhe të dhënë. Nëse dikush ka nevojë për ndihmë, veçanërisht financiarisht, Peshqit do t’ua japin atyre. Ata janë lloji i njerëzve që do t’i dhuronin dhjetë dollarët e tyre të fundit dikujt sesa t’i kursenin vetë. Kur kalojnë buxhetin, ata priren […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Karizmatikë dhe shumë energjikë/ 5 shenjat më tërheqëse të horoskopit

Publikuar

-

Nga

1.Dashi (21 Mars – 19 Prill) Ata janë energjikë, kanë një qëndrim jashtëzakonisht pozitiv, janë spontan dhe pëlqejnë të dalin nga zonat e tyre të rehatisë. Ata do të kërkojnë njerëz që nuk i njohin në një festë dhe të fillojnë një bisedë me ta. Pothuajse gjithmonë, Dashi do të zbulojë diçka interesante për personin. […]

LEXO TE PLOTE