Showbizz
“Ka nevojë për ndihmë në tekste”/ Getinjo ironizon reperin e Babastars

Reperi i njohur i grupit Babastars, Onat mbrëmjen e kaluar ka qenë i ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku i gjendur përballë disa pyetjeve thumbuese ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjet.
Reperit iu kërkua të thonte emrin e një artisti në muzikë, të cilit i duhej pak ndihmë me tekstet e tij, pasi nuk ishte aty ku duhet.
Pas insistimit të publikut dhe kolegëve të tij, Onat tha emrin e reperit Mozzik. Ky i fundit nuk ka reaguar, mirëpo menjëherë pas kësaj deklarate, vëllai i tij Getinjo ka bërë një status në Instastory.
Ai ka qeshur me të madhe, ndërsa në fund vendos emojin e një personi që i bie ballit me dorë, si për të ironizuar deklaratën e Onat.
Mesa duket, djemtë nuk e kanë marrë seriozisht thumbin e reperit dhe po e kalojnë duke qeshur këtë deklaratë./ CNA.al