Showbizz
“Po tallin t**** me ty”/ Zbulohen mesazhet e Einxhel Shkirës për Noizyn, reagon moderatorja

Pak kohë më parë, në mediat rozë, u shtuan zërat se moderatorja shqiptare Einxhel Shkira simpatizon reperin e njohur, madje dhe i vete atij nga pas.
Së fundmi, faqja shumë e ndjekur në Instagram e quajtur “Vipat e Bllokut” ka publikuar një bisedë mes Shkirës dhe një vajze tjetër, ku kjo e fundit e kritikon se po duket keq që u lutet hapur Noizy-t me postimet e saj në Instagram.
“Inshallah të lexon Noizy se u dh*ve fare t’u ju lut”, “Po tallin trapin me ty dhe vërtet më vjen keq”, këto janë disa nga mesazhet në bisedë në drejtim të Einxhel Shkirës. Kjo e fundit nuk pranon asgjë.
Por ajo që vëmë re tjetër është se në një postim të fundit në Instagram moderatoja tregon se është në një hotel, dhe fansat i kërkojnë video se me kë është aty. Ende nuk dihet nëse me tyre reperit dhe saj ka ndonjë flirt, por deri më tani ende nuk ka një reagim nga Noizy.
Por ajo që vëmë re në Instagramin e moderatores është se ka fshirë edhe postimet e vjetra me reperin./CNA.al