Connect with Us

Të thjeshta dhe elegante/ Zbuloni 3 kombinimet më të bukura të pulovrës në vjeshtë

Fashion

Të thjeshta dhe elegante/ Zbuloni 3 kombinimet më të bukura të pulovrës në vjeshtë

Publikuar

-

Pas verës me larmi tendencash, të gjitha vajzat e modës kanë filluar të prezantojnë veshjet e tyre të reja dhe, në këtë mënyrë, edhe tendencat e vjeshtës. Pulovra klasike ka filluar të jetë e pranishme në profilet e tyre sociale, madje edhe mënyra se si duhet ta kombinoni atë.

Ndërsa zakonisht ne pulovrat i veshim me xhinse, ka edhe mënyra të cilat bien më shumë në sy dhe bëjnë që të dukesh më interesante me veshjen e vjeshtës.

Disa nga fashion editorët e modës këshillojnë tri mënyra kombinimi për pulovrën:

E futur në xhinse me bel të lartë

Ndoshta ti vazhdon akoma t’i veshësh xhinset me bel të lartë dhe këtë kohë me pulovër të futur brenda është një stil që të tregon edhe më interesante. Vendos edhe një rrip interesant, me ngjyrë ose metalik që i shton veshjes casual më shumë shkëlqim. Sipas “Revistes Class”, cizmet kamosh deri në kyҫin e këmbës do të ishin perfekte në këtë kombinim për casual look.

Nën paliҫeta

Hapi tjetër që propozohet nga blogeret është të shohësh një mënyrë për ta veshur pulovrën poshtë diҫkaje në vend që ta veshësh lart. Si p.sh nën paliҫeta është një opsion tipik vjeshte që të tregon casual dhe stil. Edhe nëse është fjala për paliҫeta të shkurtra me ҫizme deri në kyҫin e këmbës. Ose edhe kombinimi me ҫizme me taka të larta, si dhe me aksesorë të shtuar metali.

Me një rrip në bel dhe fund

Dhe në fund për të ndryshuar krejtësisht stil një kombinim i duhur për këtë kohë është pulovra me një fund dhe një rrip metalik në bel. Nëse pulovra është asimetrike, look-u do të duket edhe më interesant, nëso jo mund ta krijosh duke e mbledhur në njërën anë. Një pencil skirt është zgjidhja ideale.

Por nuk janë vetëm këto 3 modele. Më poshtë do të gjeni edhe larmi kombinimesh me pulovra, që do t’jua bëjnë më të bukur veshjen në vjeshtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

Trendi më i ri i aksesorëve/ Rikthimi i perlave

Publikuar

-

Nga

Jemi në mes të rikthimit të epokës së perlave. Tashmë varëset e dhuruara nga gjyshet nuk duhet të qëndrojnë në sëndukun tuaj. Vetë thjeshtësia dhe bukuria që mbajnë nuk do t’iu duhet që të lodheni t’i kombinoni me shumë gjëra. Ka ardhur koha që t’i fshini nga pluhurat dhe të shkëlqeni me to. Për më […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

Të forta dhe femërore në të njëjtën kohë/ Tendencat e fundit të modës nga Prada

Publikuar

-

Nga

Miuccia Prada ka publikuar koleksionin e saj më të ri të veshjeve dhe si gjithnjë ka një tematikë shumë të fortë. “Ne mund të jemi të forta dhe femërore në të njëjtën kohë”, është tema kryesore e saj për koleksionin e ri. Veshje që tregojnë karakter të fortë si dhe feminilitet. Ngjyrat e tokës dhe […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

Ngjyrat dhe stilimet më të fundit/ Kjo është gjithçka që ju duhet në gardërobën tuaj

Publikuar

-

Nga

Jemi në mes të Muajit të Modës, kur të gjithë projektuesit tregojnë koleksionet e tyre të ardhshme në New York, London, Paris, Milano, Kopenhagë, dhe më gjerë. Tendencat më të reja të modës, ngjyrat, stilimet është gjithçka që ju duhet për sezonin e ardhshëm. Është shumë e rëndësishme që të marrim gjithnjë atë që na […]

LEXO TE PLOTE