Disa vite më parë, seriali Rebelde bëri namin në televizionin shqiptar dhe të gjithë u “marrosën” pas këtij seriali me adoleshentë dhe histori të ndryshme.
Ajo që ra më shumë në sy ishte aktorja Dulce Maria e cila luante rolin e “Roberta” në ‘Rebelde’. Pas kaq shumë vitesh, Dulce Maria ka ndryshuar, e nuk është më ajo çapkënia flokëkuqe por së fundmi ajo ka kurorëzuar dashurinë në martesë me partnerin e saj Paco Alvarez.
Ata kanë më shumë se tre vite lidhje dhe më në fund kanë vendosur të hedhin një hap të rëndësishëm në jetën e tyre, e të nisin një familje së bashku.
Çifti ka zhvilluar një dasmë tradicionale me shumë të ftuar dhe Dulce Maria duket shumë e veçantë e veshur me të bardha. Aktorja kishte zgjedhur një fustan të stilit të princeshës, e dukej mjaft bukur teksa ngjitej në altar./CNA.al