Connect with Us

Konsumi i ujit të rëndë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Life Style

Konsumi i ujit të rëndë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Publikuar

-

Efektet e veçanta kurative, Raporti i OBSH: Konsumimi i ujit të rëndë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Për të minimizuar rrezikun e sëmundjes së zemrës, si dhe për të parandaluar një sërë problemesh të tjera shëndetësore, uji ideal duhet të përmbajë kalcium dhe magnez të mjaftueshëm për të qenë një ujë mesatarisht i rëndë. Nuk duhet bërë asnjë përpjekje për të eleminuar elementët si bakri dhe hekuri, kur këta elementë janë në sasi të ulta në organizëm do duhet të merren në formë suplementesh.

Ky është një nga përfundimet në të cilat ka arritur Organizata Botërore e Shëndetësisë, në raportin e saj voluminoz “Ushqyesit në ujë të pijshëm”, i cil është një përmbledhje e një sërë studimesh serioze të kryera në të gjitha kontinentet, duke nisur nga Azia, Europa, Afrika e deri në Amerikën e veriut.

Zgjedhja: Ujë i lehtë apo ujë i rëndë, është prej kohësh një nga dilemat më të mëdha për konsumatorët e ujit të pijshëm. Shpesh herë kjo zgjedhje nuk ndikohet në mënyrë logjike nga gjykimi shkencor mbi efektet shëndetësore të ujit, por vetëm nga perceptimi që krijon në mendjen e njerëzve mbiemrat “i lehtë” – “i rëndë”.

Shpesh herë togfjalëshi “ujë i rëndë”, apo “ujë i fortë”, të krijon idenë e një lënde që do të rëndojë stomakun dhe do të jetë i vështirë për t’u absorbuar nga organizmi i njeriut. Por, a është i saktë ky përceptim? A është i bazuar shkencërisht? A është me të vërtetë uji i rëndë, apo uji i fortë i papërshtatshëm për organizmin?

Raporti i OBSH “Ushqyesit në ujë të pijshëm”, vërteton krejt të kundërtën e gjithë hamendësimeve dhe përceptimeve të gabuara që janë krijuar në publik.

Sipas këtij raporti Kalciumi, Natriumi, Kaliumi, Klori, Magnezi, Hekuri, Zinku, Bakri, Cromi, Jodi, Cobalti, Molibdeniumi dhe Seleniumi janë mineralet dhe elektrolitet më të rë rëndësishme që duhet të përmbajë ushqimi ynë i përditshëm dhe po ashtu uji i pijshëm që konsumojmë. Këto janë padyshim elementët më thelbësore për ushqimin, shëndetin dhe mirëqënien e njeriut.

LEXO EDHE:  Konsumoni sa më shumë ujë për flokët tuaj

Provat e siguruara nga studimet epidemiologjike sugjerojnë që fortësia e ujit është e lidhur me efektet e dobishme për shëndetin e njeriut. Të dhënat, të cilat mbështeten në studime të kontrollit të rasteve konkrete, vërtetojnë një marrëdhënie kontradiktore mes konsumimit të ujit të rëndë dhe sëmundjeve kardiovaskulare ose cerebrovaskulare. E thënë më thjeshtë, elemenetët përbërës të ujit të rëndë, si magnezi, kalciumi etj., ndikojnë në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Kalçiumi

Kalciumi është minerali që gjendet më shumë në trupin e njeriut (1.5-2.0% e peshës trupore), ku 99% është i depozituar në sistemin kockor dhe 1% në lëngun ndërqelizor. Pëpos rolit kryesor në forcimin e kockave, kalciumi është shumë i rëndësishëm për sistemin hormonal, transmetimin nervor, kontraktimin e muskujve, përfshirë këtu mirëfunksionimin e zemrës.

Magnesi

Magnezi është elementi i dytë për nga sasia që gjendet në trup, ku 60-65%  e sasisë totale është e depozituar në sistemin kockor. Magneziumi ndikon në më shumë se 300 proçese enzimatike që ndikojnë direkt në metabolizëm. Është thelbësor për mineralizimin dhe zhvillimin e sistemit kockor dhe luan një rol shumë të rëndësishëm në përshkueshmërinë qelizore dhe aftësimin e neurotransmetuesve.

Sodiumi, Potasiumi dhe Klori

Në lëngun ndërqelizor Sodiumi dhe potasiumi janë kationet kryesore ndërsa klori funksionon si anioni kryesor. Këto elektrolite luajnë një rol kryesor në funksionimin e lëngut ndërqelizor, balancimin e ambjentit acid – bazik, transferimin e impluseve nervore dhe kontraktimin e muskujve. Gjithashtu klori është i domosdoshëm për prodhimin e acidit klorhidrik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Life Style

A është divorci zgjidhja e duhur për një martesë të palumtur?

Publikuar

-

Nga

Nëse kërkimet psikologjike na kanë mësuar ndonjë gjë, ky është fakti se është e pamundur të parashikojmë me saktësi, se si do të ndihemi pas një ngjarje të papritur jetë-ndryshuese. Shpesh, ndodh që më e mira që mund të bëjmë në këto situata, është të shikojmë përvojat e të tjerëve. Një studim i ri i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Dashuria dhe Puna/ Horoskopi nga astrologia e famshme Susan Miller

Publikuar

-

Nga

Dashi Kurajoja që iu karakterizon do të bëjë që të arrini shumë lart. Nëse keni një ide të guximshme prezantojeni në detyrën që jeni. Demi Përfshirja juaj në çështjet ndërkombëtare ose një kulturë e huaj mund të jetë në krye të axhendës tuaj sot. Binjakët Problemet tuaj financiare janë endë të  pranishme tek ju. Një […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kuriozitete

Trendi që përfshiu dhe ushqimet/ 10 produktet më të preferuara të dekadës së fundit

Publikuar

-

Nga

Ashtu si shumica e tregjeve, industria ushqimore është në ndryshim të preferencës së konsumatorit, veçanërisht në botën e sotme virale. Gjatë dhjetë viteve të fundit ka patur shumë risi në ushqim ku përfshihen tost me avokado dhe ëmbëlsirat e ndryshme shumëngjyrëshe. Nga çajrat dhe kafetë deri tek ëmbëlsirat e përpunuara, këtu janë tendencat ushqimore që […]

LEXO TE PLOTE
" "

Life Style

Financat dhe Puna/ Horoskopi sipas astrologes së famshme Susan Miller

Publikuar

-

Nga

Dashi Tani që Jupiteri po vendoset në krye të listës tuaj, ju po ndjeni se po rriteni shumë profesionalisht. Demi Tani që jupiteri ka hyrë në Bricjap ju do të keni një sukses të madh në çështjet ligjore. Binjakët Ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm përsa i përket financave dhe të ardhurat do […]

LEXO TE PLOTE