Connect with Us

3 mënyra praktike për të kombinuar pulovrën në vjeshtë

Fashion

3 mënyra praktike për të kombinuar pulovrën në vjeshtë

Publikuar

-

Pas verës me larmi tendencash, të gjitha vajzat e modës kanë filluar të prezantojnë veshjet e tyre të reja dhe, në këtë mënyrë, edhe tendencat e vjeshtës. Pulovra klasike ka filluar të jetë e pranishme në profilet e tyre sociale, madje edhe mënyra se si duhet ta kombinoni atë.

Ndërsa zakonisht ne pulovrat i veshim me xhinse, ka edhe mënyra të cilat bien më shumë në sy dhe bëjnë që të dukesh më interesante me veshjen e vjeshtës.

Sipas “revistes Class”, disa nga fashion editorët e modës këshillojnë tri mënyra kombinimi për pulovrën:

E futur në xhinse me bel të lartë

Ndoshta ti vazhdon akoma t’i veshësh xhinset me bel të lartë dhe këtë kohë me pulovër të futur brenda është një stil që të tregon edhe më interesante. Vendos edhe një rrip interesant, me ngjyrë ose metalik që i shton veshjes casual më shumë shkëlqim. Ҫizmet kamosh deri në kyҫin e këmbës do të ishin perfekte në këtë kombinim për casual look.

Nën paliҫeta

Hapi tjetër që propozohet nga blogeret është të shohësh një mënyrë për ta veshur pulovrën poshtë diҫkaje në vend që ta veshësh lart. Si p.sh nën paliҫeta është një opsion tipik vjeshte që të tregon casual dhe stil. Edhe nëse është fjala për paliҫeta të shkurtra me ҫizme deri në kyҫin e këmbës. Ose edhe kombinimi me ҫizme me taka të larta, si dhe me aksesorë të shtuar metali.

Me një rrip në bel dhe fund

Dhe në fund për të ndryshuar krejtësisht stil një kombinim i duhur për këtë kohë është pulovra me një fund dhe një rrip metalik në bel. Nëse pulovra është asimetrike, look-u do të duket edhe më interesant, nëso jo mund ta krijosh duke e mbledhur në njërën anë. Një pencil skirt është zgjidhja ideale.

Por nuk janë vetëm këto 3 modele. Më poshtë do të gjeni edhe larmi kombinimesh me pulovra, që do t’jua bëjnë më të bukur veshjen në vjeshtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Fashion

FOTO-Pushimet e nxehta të Kendall Jenner dhe Bella Hadid/ Mikeshat “kapen mat” me pozat seksi

Publikuar

-

Nga

Dy modelet e famshme Kendall Jenner dhe Bella Hadid janë fotografuar teksa kalonin disa ditë pushime në shoqërinë e mikeshave të tyre. Fotot e siguruara nga paparacët po bëjnë xhiron në rrjet pasi dy modelet shfaqen shumë pranë njëra-tjetrës. Kendall më parë është përfolur për orientimin e saj seksual, megjithëse në një intervistë ajo është […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

FOTO-Më seksi se kurrë/ Kylie Jenner tregon linjat “bombë” nga pushimet

Publikuar

-

Nga

Miliarderja më e re në botë Kylie Jenner është një nga vajzat më të ndjekura dhe të komentuara të showbizit të huaj. Jenner ka vendosur të bëjë disa ditë pushime në një vend me borë dhe ka përfituar të bëjë disa foto vërtet seksi. Teksa reklamon veshjen e Channel, Kylie tregon linjat perfekte të trupit […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

FOTO-Bella Hadid një “divë” e vërtetë pasarelash/ Modelja rrëmben vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj

Publikuar

-

Nga

Ajo u shpall si modelja me fytyrën më perfekte në botë. Sigurisht që bëhet fajlë për modelen Bella Hadid. Bella bën shpesh herë ndryshime të papritura në pamjen e saj. Bukuroshen e shohim herë me flokë të gjatë e herë të shkrutër, herë bjonde e herë brune. Së fundi Bella është shfaqur tejet seksi teksa […]

LEXO TE PLOTE
" "

Fashion

Jahte private, parti me Khloe Kardashian dhe dasma 1 milionë dollarëshe/ Brenda kompanisë së madhe të modës të miliarderit 55 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Boohoo është një nga kompanitë që është rritur me hapa të mëdha. Ajo u themelua në vitin 2016 nga Mahmud Kamani dhe partnerja e tij Carol Kane. Kompania është rritur me shpejtësi dhe deri më tani ka arritur më shumë se 3.8 miliardë dollarë. Kamani ka gjetur rrugën për tu bërë miliarder dhe tani është […]

LEXO TE PLOTE