Kuriozitete
Çfarë duhet të bëni me flokët kur ju zë shiu papritur? Ja disa ide interesante që nuk i dinit

Ju ka ndodhur ndonjëherë që t’ju zërë shiu papritur dhe flokët ju elektrizohen dhe bëhen si push, ose bëhen të sheshtë e të ngjitur pas ballit.
Faqja online “BrightSide” na sqaron si t’i mbajmë flokët nën kontroll kur nuk kemi cfarë të bëjmë në një ditë me shi.
1-Nëse flokët i ke gjithmonë të pamenaxhueshëm, po përdor produktet e gabuara. “Provo një produkt që nuk i rëndon flokët, por edhe parandalon elektrizimin, thotë Ruggeri që preferon R+Co Jackpot Styling Crème. “Përdor një sasi të vogël dhe kaloje në flokë para se t’i thash.”
2-“Nëse mban kapuç, por jo gjatë gjithë ditës, një kapuç me vrima do ishte shoku yt i mirë në ditë me shi. Fillo duke sprucuar një llak anti-lagështirë si Oribe Imperméable, bëj një topuz dhe, nëse i mban balluket në anë, kaloji poshtë kapuçit në anën që i kreh zakonisht, për të mbrojtur modelin nga elementët e jashtëm. Kur të kesh mbërritur në destinacion, lëshoje topuzin dhe rregulloji flokët me gishta.”
3-Sipas Ruggeri-t, nëse flokët janë natyralisht të drejtë, mund t’i rregullosh balluket e shkatërruara në tualetin e punës, duke i krehur me një furçë të lagur dhe pastaj kapi lart me një karficë, por duke vendosur një copë letër mes saj dhe flokëve, sa të thahen.”
4-“Mënyra më e mirë për të luftuar problemin e vjetër të elektrizimit, është të mbash gjithmonë ca peceta të lagura flokësh siç janë Kérastase Carré Lissant. Ato do t’i kthejnë flokët nga të elektrizuar në mëndafsh për punë sekondash”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

FOTOT-Si është zbukuruar ndër vite “Shtëpia e Bardhë” për Krishtlindjet/ Publikohen fotot nga arkiva
Dhjetori është muaji ku të gjithë shtëpitë në të gjithë Amerikën janë të zbukuruara për festat e fundvitit. Sigurisht që edhe shtëpia më e famshme...

8 mitet rreth gjumit që dëmtojnë shëndetin/ Ja veprimet që nuk duhet të bëni para se të flini
1/3 e jetës njerëzit e kalojnë në gjumë. Përveç kësaj gjumi ka mbetur ende një dukuri misterioze. Gjithsesi ne dimë që gjumi është i lidhur...