Connect with Us

“I firmosin kontratat nën presion”/Mia Khalifa shpërthen kundër industrisë së pornos

Showbizz

“I firmosin kontratat nën presion”/Mia Khalifa shpërthen kundër industrisë së pornos

Publikuar

-

Ajo njihet tashmë si një nga ish aktoret më të “suksesshme” të filmave pornografikë, e cila pasi mori kërcënime nga ISIS, për shkak të një skene ku luante e mbuluar me shami, thotë në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Telegraph” se do të donte ta shkatërronte fare industrinë e pornos.

Ajo thotë se është një mjedis denigrues për gratë. “I fusin vajzat në kurthe me kontrata të cilat i firmosin nën presion. Ua japin kontratat që t’i firmosin teksa janë duke kryer skenën e s’i lënë kohë të mendohen apo t’i lexojnë me detaje”.

Familja e saj u largua nga Libani 13 vite më parë, gjatë trazirave në vend. Dhe u vendos në Uashington. Si fëmijë emigrantësh, Mia u ndie e izoluar dhe e lënë mënjanë. Ajo tallej për ngjyrën e lëkurës, e madje pas 11 shtatorit e kanë quajtur edhe terroriste. Kjo bëri që të ketë mungesë vetëbesimi dhe pasi mbaroi shkollën, ajo u shpërngul në Majemi dhe bëri operacion gjoksi.

Sipas saj, ndryshimi ishte i menjëhershëm. Një burrë iu afrua me një kartëvizitë në dorë dhe tha që ishte aq e bukur sa ai do të donte që të punonin si modele çudoje. Asaj i pëlqeu vëmendja që i kishte munguar, dhe pranoi. Gradualisht, nga modelingu lëvizi te pornografia.

Ajo është angazhuar vetë në pornografi për vetëm tre muaj, e megjithatë mori famë botërore. Aq sa edhe CNN shkoi të kontaktonte familjarët, të cilët e morën vesh prej gazetarëve që ajo bënte porno dhe e zhbirësuan menjëherë. Mia Kalifa këtë e zbuloi nga CNN.

Por edhe pse mori shumë vëmendje, fitimet financiare të saj ishin shumë të vogla, vetëm 12 mijë dollarë. Për këtë arsye ajo e la pornografinë vetëm pas tre muajsh dhe nisi të kërkojë punë normale, por kudo që shkonte e njihnin menjëherë se cila ishte dhe situata bëhej e sikletshme.

Kështu, ajo u detyrua t’i rikthehej rrjeteve sociale dhe në pak muaj u bë me 300.000 ndjekës. Dhe gjatë kësaj kohe krijoi një lidhje dashurie me një vajzë nga Austin, Teksas, me të cilën bashkëjetoi.

Tashmë llogaria e saj në Instagram shkon në 17 milionë ndjekës, gjë që e ndihmoi të ketë bashkëpunime në botën e sportit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: