Showbizz
FOTO-Kush e goditi Rezart Veleshnjën?/U shfaq me sy të nxirë, aktori tregon më në fund se çfarë ndodhi me të

Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në rrjetet e tij sociale ku ka publikuar disa video nga xhirimet e emisionit “Shiko kush luan”, por ajo që ka qënë në sy ka qënë shenja në syrin e tij.
Një e nxirë dallohet qartë, ndërsa edhe aktori nuk mundohet që ta fshehë duke pozuar krah moderatores së emisionit Luana Vjollcës.
Por pak minuta më parë, Rezarti ka zbuluar gjithçka me nje Instastory, duke lënë të kuptohet se një look i tillë është pjesë e një numri të ri në emisionin “Shiko Kush Luan”.
Përveç tij, në foto është shfaqur me një sy të nxirë edhe kolegu i tij. aktori Florian Binaj, ndërsa të dy kanë pozuar me Luana Vjollcën.
“Na ka zgërdhi në dajak Luana”- shkruan Rezarti me humor krahas postimit, pa zbuluar më shumë detaje nga numri i tyre në emisionin që do të transmetohet këtë të shtunë./CNA.al