Showbizz
Genta Ismajli nuk ndalet/ Zbulon surpizën që ka përgatitur për festat e fundvitit

Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli është kthyer në qendër të vëmendjes të shtypit rozë. Genta është përfolur shumë edhe në mediat turke për një bahskëpunim të mundshëm me një nga artistët më të njohur turk.
Përveç këtij bashkëpunimi duket se Genta ka gati dhe një tjetër bashkëpunim me një artsit të huaj. Këngëtarja ka shkruar se ajo është duke përgatitur një bashkëpunim special për festat e fundvitit. “Një diçka speciale do të vije se shpejti me David Jay”, ka shkruar ajo derisa ka pozuar afër David.
Kënga e fundit e Gentës ishte ajo para shtatë muajve që quhet “Zjarr” e cila ka mbi dy milionë klikime. Por, Genta ka zgjedhur fundvitin për të sjell këngë të re, madje për këtë bashkëpunim para disa ditë kanë shkruar edhe mediat turke./ CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania