Showbizz
“I vetmi njeri që kupton zemrën time”/ Grimieri shqiptar bën urimin e veçantë për mamanë e tij

Grimieri shqiptar që punon prej vitesh krah Kim Kardashian, Mario Dedivanoviç ka ndarë me ndjekësit e tij rastin e papritur që i ka ndodhur ditën e lindjes së nënës së tij.
Përmes një urimi për të njeriun më të shtrenjtë, Mario rrëfen se sot kishte harruar që e ëma festonte ditëlindjen dhe kur e kuptoi këtë e telefonoi menjëherë. Por nëna e tij ashtu si çdo nënë shqiptare nisi ta pyeste nëse kishte nevojë për të, për t’i larë rrobat apo për ta ndihmuar me valixhet.
Pas reagimit të saj, Mario vendosi t’i dedikonte fjalët më të bukura në një status në Instagram. “Gëzuar ditëlindjen gjithçkaja ime. I vetmi njeri që kupton zemrën time dhe kjo sepse kemi të njëjtën. Çdo natë para se të fle, unë marrë një mesazh nga ajo që më shkruan: ‘natën e mirë, të dua’ dhe çdo mëngjes është e njëjta histori.
S’ka rëndësi në ç’cep të botës ndodhem, mesazhi i saj është aty. Sot, unë harrova që është ditëlindja e saj dhe kur pashë datën e mora për t’i kënduar këngën. Çfarë bëri ajo? Më pyeti nëse kisha nevojë të vinte për të më larë rrobat apo të më ndihmonte me valixhet për udhëtimin e radhës. Do të isha i humbur pa ty. Të dua shumë!”- shkruan Mario, në foton ku shfaqet me të ëmën./ CNA.al