Showbizz
“Ishte një tmerr i madh, nuk donin ta mësonin shqipen”/ Rovena Dilo tregon të pathënat e shqiptarëve në Greqi

Prej vitesh, ajo është këngëtarja më e suksesshme në skenën shqiptare. Rovena Dilo ka qenë e ftuar në natën e pestë të ‘Këndo Këngën Time’ , ku ka folur edhe për periudhën kur ishte emigrante, dhe kishte parë gjatë asaj kohe se shumë fëmijë shqiptarë që jetonin jashtë nuk dëshironin ta mësonin shqipen.
“Gjuha dhe letërsia kanë qenë pjesë e familjes Dilo. Unë e kam pasur shumë të rëndësishme gjuhën shqipe dhe e kam dashur gjithmonë shumë. Nuk ke qenë ndonjëherë emigrant, por në Greqi ndodhte rëndom që nuk donin ta mësonin shqipen, e thoshin të gjithë. Ishte një tmerr i madh për një njeri që e donte shqipen.”- u shpreh këngëtarja.
Gjithashtu ajo ka folur edhe për pjesmarrjen e saj në kompeticionin “Kënga Magjike”, ku ka folur për “marrëveshjet” që bëhen mes këngëtarëve: